• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

“Zbrit nga kulla ose do të të hedh!”/ Zbardhet biseda me Flora Ndrecën, si u nxitën kontrollorët të plotësonin formularin e paaftësisë

10/04/2021 - 08:31:43
“Zbrit nga kulla ose do të të hedh!”/ Zbardhet biseda me Flora Ndrecën, si u nxitën kontrollorët të plotësonin formularin e paaftësisë

Është siguruar dosja hetimore me dëshmitë e kontrollorëve që u nxitën nga eprorët për bllokimin e aeroportit të Rinasit.
Nga deklarimet e dhëna prej kontrollorëve rezulton se plotësimi i deklaratës për paaftësi të përkohshme u është kërkuar nga drejtuesit e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Flora Ndrecës dhe Muhin Mezinit, të cilët do të paraqiten nesër para gjykatës për masën e sigurisë.

Në dosjen që disponon Top Channel, rezulton se Kujtim Malko ka pasur një debat të ashpër me Flora Ndrecën, të cilës i kishte thënë se nuk do e plotësonte formularin e paaftësisë. Nga biseda e tyre rezulton se ka pasur tone të ashpra pasi Malko në tension e sipër i ka thënë Ndrecës “zbrit nga kulla se përndryshe do të të hedh”.

Lexo më shumë

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”

May 9, 2026
110
Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
192

“Në datën 06.04.2021, kam marrë një telefonatë nga kolegia Flora Ndreca për tu ngjitur në kullë. Jam ngjitur në kullë dhe atje kam gjetur Flora Ndrecën, Ermir Begon dhe Majnald Kodrën. Flora Ndreca më ka pyetur se çfarë do të bëja me plotësimin e formularit të paaftësisë. Unë i kam thënë se nuk do ta plotësoj. Në atë moment më ka thënë përse nuk e plotëson, unë i jam përgjigjur se kjo është puna ime. Debatet rreth plotësimit të deklaratës kanë vazhduar për disa minuta dhe për shkak të natyrës së punës që nuk lejohet debat në vendin e punës, i kam kërkuar që të largohet nga kulla. Në këtë moment, midis debateve, ajo më është drejtuar duke më thënë se ti nuk je burrë. Në këtë moment i jam përgjigjur zbrit nga kulla se përndryshe do të të hedh. Deklaroj se gjatë debatit tim me Florën kanë ndërhyrë edhe kolegët e tjerë të cilët ishin të pranishëm. Pas këtij momenti ajo është larguar, unë kam vazhduar punën. Pas mbarimit të punës jam larguar për në shtëpi dhe nuk kam takuar asnjë nga koleget.

Lidhur me formularin deklaroj se po atë ditë, rreth orës 18:00 jam njoftuar nga mediat se kontrollorët e Rinasit kishin shpallur grevë. Me sa më kujtohet më ka telefonuar kolegu Sokol Duro, që po shkojmë në Rinas për shkak të pushimit nga puna të pesë kolegëve. Jam nisur nga shtëpia dhe unë për në Rinas. Kam arritur dhe kam marrë kontakt me kolegët nga të cilët mësova që kishin plotësuar paaftësinë e përkohshme në punë. Gjendur në këto kushte pasi stresi ishte shumë i madh, kam plotësuar edhe unë formularin e paaftësisë”, thuhet në dëshminë e Malkos, të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha.

Nga deklarimet provohet se Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme në punë me qëllim shmangien nga detyrimi ligjor për të ushtruar detyrën e tyre funksionale në institucionin me rëndësi të vecantë.

Përveç dëshmive, ka pasur edhe biseda në rrjete sociale të nxitjes së kontrollorëve nga eprorët për të plotësuar deklaratën e paaftësisë së përkohshme.

Nga telefoni i Flora Ndrecës, përgjegjëse turni dalin biseda me një shtetas të quajtur Gersi Spaho ku thuhet: “Mua dhe Lolën na pushuan, se kemi dhënë dorëheqjen të gjithë, po shyqyr që u kujtuan të bëhen të gjithë bashkë, e prekën fundin?”

Ndërkohë rezulton që shtetasi Muhin Mezini i ka dërguar Olsi Petritit foto të formularit të paaftësisë të plotësuar në emër të tij dhe ky i fundit i ka shkruar se “në 12 jam aty”.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Më pas në datë 6 prill Mezini këtë foto ia ka ka dërguar dikujt me emrin Ezi foto të formularit plotësuar në emër të tij, ndërsa Ezi i thotë: “E mira është të shkruash më shkurt”. Nga biseda kuptohet se Mezini e orienton atë se si të plotësojë formularin, ndërsa rezulton se ai ka ndikuar te një sërë punonjësish që të bëjnë të njëjtën gjë

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”
Lajme

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”

May 9, 2026
110
Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
192
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
55
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
155
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
208
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
78
Next Post
Rreth 400 pacientë me COVID-19 në Prishtinë kërkojnë ndihmë mjekësore në ditë

Rreth 400 pacientë me COVID-19 në Prishtinë kërkojnë ndihmë mjekësore në ditë

Më të fundit

  • Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”
  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi