• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Omicron sulmon edhe në Kosovë?

27/12/2021 - 08:55:17
Omicron sulmon edhe  në Kosovë?

Përgjatë pandemisë së koronavirusit të gjithë jemi njohur me tre shenjat kryesore të infeksionit.

Por ekspertët kanë paralajmëruar se këto ka të ngjarë të jenë të ndryshme në variantin Omicron i cili ka alarmuar botën së fundmi.

Lexo më shumë

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”

May 9, 2026
100
Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
192

Ekspertët thonë se Omicron mund të jetë i vështirë për t’u dalluar, pasi mund të mos jetë aq i dukshëm sa llojet e mëparshme.

Aktualisht, shkencëtarët i qëndojnë formulës se një kollë e vazhdueshme, temperature e lartë dhe humbja e shijes dhe nuhatjes janë simptomat kryesore të Covid-19.

Profesori Tim Spector, i Kings College në Londër ka kërkuar prej kohësh që lista zyrtare e simptomave të përditësohet pasi ai tha se Covid tani po shfaqet si simptoma të ngjashme me të ftohurën.

Të dhënat thonë se njerëzit që rezultojnë pozitivë tani më së shpeshti raportojnë dhimbje koke, rrufë, dhimbje të fytit dhe teshtitje.

Por cilat janë tre simptomat që janë lidhur më së shumti me Omicron?

Mjekja që dha alarmin e parë për Omicron tha se të rinjtë që erdhën në klinikë nuk kishin shenjat klasike të Covid.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Dr Angelique Coetzee, një mjeke private dhe kryetare e Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut, sugjeron se simptomat kryesore të Omicron janë:

-Lodhje

-Dhimbje trupi

-Dhimbje koke

Dr Coetzee përshkroi një “rast shumë interesant” të një vajze gjashtëvjeçare e cila kishte “temperaturë dhe puls shumë të lartë” – megjithatë ky është vetëm një rast.

Ndryshe nga Delta dominuese, deri më tani pacientët nuk kanë raportuar humbje të nuhatjes ose shijes.

Është e rëndësishme që nëse mendoni se keni Covid-19 të bëni një test dhe të izoloheni – pasi kjo do të parandalojë që më shumë njerëz të infektohen.

Vaksinat na mbrojnë

Ekspertët globalisht janë ende duke u përpjekur të mësojnë më shumë rreth virusit, sa i transmetueshëm është dhe sa efektive mund të jenë vaksinat.

Ata u bëjnë thirrje njerëzve të mbajnë një maskë në ambientet e mbyllura. Sipas studimeve të fundit, vaksinat përforcuese kundër koronavirusit janë efektive edhe ndaj variantit të ri.

Studiuesit izraelitë, kanë dalë në përfundimin se vaksina Pfizer, rezulton 90% efektive ndaj këtij varianti të virusit, një diferencë jo e madhe krahasuar me Deltën, ndaj së cilës ka një efektivitetit 93%.

Paralajmërimi i OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi që të gjitha vendeve e botës të qëndrojnë në gatishmëri dhe të marrin masa për t’u përballuar me një tjetër rritje të mundshme të rasteve të reja me Covid në javët e fundit.

Gjatë një deklarate për shtyp drejtori rajonal i OBSH për Paqësorin Perëndimor, Takeshi Kashai u shpreh se shpërndarja gjeografike e variantit të ri Omicron, tregon fare qartë se ai është më i përhapur nga sa është menduar më herët.

Megjithatë Kasai shtoi se vendet tashmë kanë eksperiencën e duhur dhe kanë mësuar si të përballen me përhapjen e virusit Delta.

Doktori rajonal për emergjencat, Babatunde Oloëokure nga ana tjetër deklaroi se vendosja e ndalimit të udhëtimeve, vetëm mund ta ngadalësojë hyrjen e variantit në vende të ndryshme.

Ai u shpreh se OBSH po bashkëpunon me një numër shumë të madh institucionesh kërkimore për të kuptuar nëse përballja me Omicron ka nevojë për një ndryshim të protokolleve të mëparshme të pandemisë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”
Lajme

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”

May 9, 2026
100
Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
192
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
50
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
152
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
208
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Next Post
Tragjedi: 4 shqiptarë vdesin në Novi Pazar

Tragjedi: 4 shqiptarë vdesin në Novi Pazar

Më të fundit

  • Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”
  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi