• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

MPJ-së i kërkohet të nisë lobimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

10/04/2021 - 08:57:28
MPJ-së i kërkohet të nisë lobimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Ende nuk dihet nëse Qeveria Kurti do t’i përmbahet Marrëveshjes së Uashingtonit, sipas së cilës i ndalohet Kosovës aplikimi në periudhën prej një viti për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Moratoriumi 1-vjeçar përfundon në shtator të këtij viti, çka edhe i mundëson Kosovës që prej këtij muaji të aplikojë për t’u bërë pjesë e mekanizmave ndërkombëtar.

Lexo më shumë

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”

May 9, 2026
110
Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
192

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) nuk ka qenë e qasshme për të treguar nëse do të fillojnë përgatitjet për aplikim në organizata ndërkombëtare.

Njohës të së drejtës ndërkombëtare apelojnë institucionet e vendit që të fillojnë sa më parë procesin e lobimit, në mënyrë që Kosova para vitit të ri, të anëtarësohet në ndonjë nga mekanizmat ndërkombëtar, pasi moratoriumi 1-vjeçar për këtë çështje, i dalë nga Marrëveshja e Uashingtonit përfundon në shtator.

Profesori universitar, Afrim Hoti thotë se para marrjes së vendimit përfundimtar duhet të ndërmerren një varg veprimesh dhe aktivitetesh, të cilat duhet t’i bindin shtetet që të mbështesin Kosovën për të qenë pjesë e mekanizmave ndërkombëtare.

“Një qeveri e përgjegjshme, një shtet që vërtet e ka në agjendë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare do të duhej t’i merrte këto vendime dhe unë konsideroj që absolutisht nuk kemi kohë, mbase jemi të vonuar sepse kjo nuk fillon me një datë të caktuar, është proces pothuajse permanent i mbajtjes së kontaktit dhe krijimit të bindjeve që shtetet duhet të mbështesin Kosovën për të qenë pjesë e mekanizmave të ndryshme ndërkombëtare… 1’29 Mendoj që nuk kemi kohë për të humbur, duhet të fillojmë sa më shpejt të jetë e mundur të fillojmë së lobuari me shpresën që pas kalimit të moratoriumit të kemi ndonjë aplikacion konkret dhe para vitit të ri të marrim anëtarësinë”, thotë ai për KP.

Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP), thotë se Kosova nuk duhet t’i bëjë gabimet e së kaluarës, porse duhet të aplikojë në organizata ku e di se ka mbështetje.

Sipas tij, ka një sërë organizatash, ku Kosova mund të aplikojë, e që ka gjasa më të mira për anëtarësim.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ku mundësia e votimit dhe përkrahjes nga aleatët mund të sjellë ndonjë pranim.

“Para se të aplikojë për ndonjë anëtarësim, Kosova nuk duhet t’i bëjë gabimet e së kaluarës, nuk duhet t’i bëjë gabimet e së kaluarës, nuk duhet të aplikojë në organizata ku e di që nuk ka vota, ku e di që nuk ka mbështetje dhe ku e di që nuk ka përkrahje nga aleatët e saj për anëtarësim në ato organizata. Nuk e kemi luksin që të kemi fiasko në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, duke marrë parasysh edhe kontekstin e jashtëm politik të Kosovës, sidomos në dialogun me Serbinë”, tha ai.

Lidhur me respektimin e Marrëveshjes së Uashingtonit flet edhe Emir Abrashi nga Demokracia Plus, i cili thotë se si e tillë kjo marrëveshje duhet të respektohet. Sipas tij, nëse Serbia nuk i përmbahet kësaj të fundit, njëjtë mund të bëjë edhe Kosova.

Ai thotë se moratoriumi i cili skadon në shtator nuk e ndalon qeverinë që të lobojë në mënyrë që pas përfundimit të këtij afati, Kosova të mund të gëzojë anëtarësim në ndonjë nga mekanizmat ndërkombëtar.

“Pas skadimit të moratoriumit në shtator, qeveria do të mund të nisë procesin e aplikimit në organizata ndërkombëtare dhe jo të pritet derisa të skadojë moratoriumi dhe tek atëherë t’i futemi punës… Moratoriumi skadon shumë shpejt, nuk do të ishte mirë që ne të dalim ajo pala që e shkelim një zotim të cilin e kemi marrë në Uashington. Megjithatë, nëse është e vërtetë ajo që ndodhi në Beograd, që presidenti Alekandar Vuçiq e ka shqyer marrëveshjen, dhe nëse Serbia nuk i përmbahet kësaj marrëveshjeje, atëherë as Kosova nuk ka nevojë ta bëjë një gjë të tillë. Megjithatë kjo duhet të bëhet në koordinim të plotë me aleatët tanë”, thotë ai.

Më 4 shtator të vitit 2020, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Marrëveshja përmban disa pika në të cilat të dyja palët obligohen t’i përmbahen asaj, ndërsa njëra nga to thotë se:

“Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur. Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë”.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”
Lajme

Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”

May 9, 2026
110
Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
192
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
55
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
155
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
208
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
78
Next Post
Çka duhet të dini për krizën Rusi-Ukrainë

Çka duhet të dini për krizën Rusi-Ukrainë

Më të fundit

  • Ramë Vataj kërkon rikthimin e Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”
  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi