• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Hakmarrja e Serbisë pas bombardimeve të NATO-s/ Rrëfimi i gruas që iu masakruan 12 familjarë

24/03/2021 - 20:06:13
Hakmarrja e Serbisë pas bombardimeve të NATO-s/ Rrëfimi i gruas që iu masakruan 12 familjarë

Sot, 22 vjet më parë, NATO nisi sulmet ajrore ndaj caqeve të makinerisë serbe të luftës, për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga gjenocidi.

Ajo ishte një ditë shprese për të gjithë shqiptarët, por jo edhe për Nesrete Vejsa-Nukën që humbi shumë familjarë.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
189
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
49

“Kemi pasur shumë shpresë që në Kosovë do të futen forcat e NATO-s dhe ne do të shpëtojmë. Kemi shpresuar se gratë dhe fëmijët nuk do të preken”, fillon rrëfimin për RTV Dukagjinin, Nesrete Vejsa Nuka.

Gjakova ishte komuna që pësoi më së shumti në njerëz nga lufta. Nga 1 mijë e 22 viktimat në këtë komunë, në mesin e tyre ishin edhe 12 anëtarët e familjes së Nesrete Vejsa-Nukës.

“Kaluan 22 vite dhe dhimbja vazhdon të mbetet e madhe. Unë kam humbur 12 anëtarë të familjes me 1 prill. Kam humbur nusen e vëllait me 5 fëmijë, motrën me 3 fëmijë. Aty ka qenë e strehuar edhe nëna e nuses me motrën 14-vjeçare. Nusja e djalit të hallës me 3 vajzat po ashtu kanë humbur jetën”.

Se kishte humbur familjarët në një masakër, ajo thotë se e kuptoi vetëm tri ditë më vonë.

“Kisha një parandjenjë nga një ëndërr. E pashë në ëndërr që shtëpia e vëllait u dogj dhe ai fluturonte në tym. Mezi e kalova natën dhe prita të del dita. Menjëherë desha të shkojë te shtëpia e nënës. Burri nuk më la të shkoj dhe shkoi vetë. Kur arriti atje e pa që kishte shumë policë. I pyeti se çfarë ka ndodhur. Ata i kanë thënë ‘keni kërkuar NATO-n, ja çfarë ju bëri NATO’”, tha ajo.

I vetmi i mbijetuar i asaj masakre ishte Dren Caka.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Kësaj masakre i ka shpëtuar djali i djalit hallës, Dren Caka. Ai kishte shpëtuar duke u plagosur në dorë”.

Si shumë raste në Kosovë, Nesretja thotë se edhe në rastin e familjes së saj u tradhtuan nga ata me të cilët janë rritur bashkë.

“Ne jemi rritur bashkë me ata serbë e malazez. Dreni thotë se aty kanë qenë shtatë policë e paramilitarë të lagjes. Si figura i ka njohur por me emra nuk i ka mbajtur në mend pasi ishte vetëm 10-vjeçar.”

Edhe pse sot është nënë e tre fëmijëve ajo nuk mund ta largojë dhembjen e së kaluarës.

“Kur i shoh mbesat e mia rrëqethem. Kujtoj nipat e vëllait dhe them si ka mundësi të ekzekutohen dhe masakrohen në atë mënyrë”, rrëfen më tej Nesrete Vesa-Nukaˆ

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
189
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
49
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
150
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
204
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
41
Next Post
Sobotka uron Konjufcën: Austria është mbështetëse e palëkundur e Kosovës në rrugën evropiane

Sobotka uron Konjufcën: Austria është mbështetëse e palëkundur e Kosovës në rrugën evropiane

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi