• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Zbulimi i madh? A është ky ilaçi që prisnim?

06/06/2022 - 13:44:43
Zbulimi i madh? A është ky ilaçi që prisnim?

Nga 125 pacientë, thuajse të gjithë ishin në gjendje të dilnin nga spitali brenda një jave: Në Çikago, testimet me një ilaç kundër Ebolas, të quajtur Remdesivir, mesa duket kanë arritur rezultate mbresëlënëse

Nga Janne Kieselbach, SPIEGEL

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
8
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
18

Në kërkim të një ilaçi të ri kundër koronavirusit, studiuesit amerikanë pretendojnë se kanë arritur rezultate jashtëzakonisht premtuese në studimet klinike. Sipas informacioneve nga portali shëndetësor STAT, pacientët me koronavirus në një spital në Çikago reaguan pozitivisht nga ilaçit antiviral Remdesivir. Ilaçi i ‘Gilead Sciences’ u prodhua fillimisht kundër Ebolas dhe është një nga kandidatët më premtues në studimet aktuale për koronën. Sidoqoftë, rezultatet deri më tani nuk janë konfirmuar nga një burim i pavarur.

STAT i referohet regjistrimit të një video-konference nga Universiteti i Çikagos, vërtetësia e të cilës u konfirmua nga pjesëmarrësit në takim. Pacientët me korona u trajtuan me Remdesivir çdo ditë dhe ia dolën që të shëroheshin shpejt nga ethet dhe problemet me frymëmarrjen. Pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në studim mundën të dalin nga spitali brenda një jave dhe vetëm dy pacientë ndërruan jetë. Në total, 125 persona me Covid-19 morën pjesë në studimin me dy faza. 113 prej tyre ishin të sëmurë rëndë.

Zyrtarisht nuk është publikuar asnjë rezultat i dy studimeve. Në një deklaratë, kompania farmaceutike Gilead Sciences tha: ‘Ajo që mund të themi deri tani është se jemi në pritje të të dhënave nga studimet që vazhdojnë’. Sipas STAT, një ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin e Çikagos foli për rezultate inkurajuese, të cilat duhen trajtuar me kujdes megjithatë sepse në studime nuk është përfshirë një grup plasibo.

Që nga fillimi i viit, Remdesivir është parë si ilaç premtues në trajtimin e pacientëve me koronavirusin e ri, që janë në gjendje të rëndë. Ilaçi pengon replikimin e materialit gjenetik të atyre që njihen si viruset RNA, ku përfshihet Ebola dhe koronavirusi i ri. Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka dhënë prioritet Remdesivir që në janar dhe testimi i ilaçit kundër koronavirusit po bëhet në mbarë botën si pjesë e një të ashtuquajturi studim solidariteti.

Bazuar në të dhënat e para kërkimore, Agjencia Europiane e Ilaçeve, EMA, ka rekomanduar në fillim të prillit që Remdesivir të përdoret si trajtim alternativ për të sëmurët rëndë. Edhe në Gjermani ka nisur përdorimi. Ende nuk ka një konfirmim të rezultateve të para.

Mikrobiologu dhe imunologu gjerman, Matthias Goette po studion efektet e sakta të Remdesivir ndaj koronavirusit të ri. Të hënën e shkuar, ekipi i tij publikoi një studim në revistën ‘Journal of Biological Chemistry’. Sipas studimit, ilaçi pengon me sukses polimerazat e virusit. Polimerazat janë enzima që gjenden në të gjitha gjallesat dhe lejojnë rritjen e informacionit gjenetik.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
Share9TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
8
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
18
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
20
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
97
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
72
Next Post
Rreth 1,400 punëtorë “pa letra” aplikojnë për kompensim të pagave

Rreth 1,400 punëtorë “pa letra” aplikojnë për kompensim të pagave

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi