• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

VV-ja i përgjigjet LDK-së, për ofertën që e bëri sot Veliu

03/12/2019 - 14:58:34

Fatmire Kollçaku, ka thënë sot për Gazetën Express se në takimin e djeshëm ndërmjet Albin Kurtit e Isa Mustafës për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës ka pasur avancim. Ajo nuk ka komentuar deklaratat e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Agim Veliu, për ndërrim rolesh në qeveri. Por, VV-ja thotë se oferta e Veliut është përsëritje e propozimit të Kurtit, para zgjedhjeve, shkruan Gazeta Express.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23

Nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu, sot në një bisedë për Gazetën Express, ka treguar qëndrimet që Isa Mustafa i ka vënë në tavolinë të diskutimit me të parin e Vetëvendosjes.

Derisa Veliu thotë se LDK-ja i ka propozuar VV-së që të ndërrojnë rolet në rast se nuk pajtohen që t’ua japin atyre kryeparlamentarin, pesë ministri dhe presidentin, në VV thonë se dy palët ia kanë përmendur këto opsione më herët njëra-tjetrës.

Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Kollçaku, ka thënë për Gazetën Express se në takimin e djeshëm, megjithatë ka pasur avancim në diskutim në mes të dy partive.

“Marrëveshja nuk është arritë, mirëpo ka pasur avancim në mes të dy partive. Gjithçka që mund të themi më shumë kanë deklaruar kryetarët e dy partive dje pas takimit”, thotë ajo.

Kollçaku tutje, ka thënë që të dy partitë janë për t’i çuar përpara negociatat që të finalizohet koalicioni VV – LDK.
Rreth ofertës së Veliut, në VV shtojnë se ajo është përsëritje e ofertës Albin Kurtit para zgjedhjeve.

“Oferta e Agim Veliut sot është përsëritje e ofertës së kryetarit të Lëvizjes, Albin Kurti për koalicion parazgjedhor. Mirëpo, tash jemi rrethana të tjera kur dihet edhe fituesi”, tha për Express Arlind Manxhuka nga sekretariati për media.
Më i prerë në deklarata ishte sot gjatë ditës nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ai tha se në parti janë marrë vesh që të mos heqin dorë nga kërkesat e tyre, që janë kryeparlamentari, pesë ministri, si dhe pozita e presidentit, pasi që t’i kalojë mandati Hashim Thaçit.

Këto kërkesa, që dje i lanë pa marrëveshje dy partitë do të merren vesh se a do të plotësohen në takimin e ardhshëm që do të mbahet në nivel të liderëve Kurti – Mustafa. Deri atëherë, si duket kreu i VV-së, do të vendosë për propozimin e të parit të LDK-së.

Dy partitë tashmë kanë siguruar votat e nevojshme për Kuvend të Kosovës, nëse arrijnë të pajtohen. Procesi i zgjedhjes është në dorë të presidentit Hashim Thaçi.

Share6TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
30
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
107
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
79
Next Post
Dhunohet seksualisht një grua në Klinë

Dhunohet një grua në Gjilan

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi