• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Vota në kurriz të fëmijëve

Të gjithë politikanët, të cilët i keqpërdorin fëmijët për fushatat e tyre, nuk e meritojnë të votohen, kështu thotë Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias.

07/02/2021 - 15:24:20
Vota në kurriz të fëmijëve

Edhe para se të niste zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, liderë të partive politike dhe kandidatët për deputetë, filluan të postojnë fotografi dhe video me fëmijë në rrjetet sociale.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, aktivistja Flutura Kusari thotë se me përdorimin e fëmijëve në spote të ndryshme promovuese, partitë politike janë duke bërë veprime të paligjshme.

Lexo më shumë

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
32
Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

June 2, 2026
1.3k

“Edhe këtë vit jemi duke i parë politikanët e politikanet, të cilët janë duke i keqpërdorur fëmijët për fushata zgjedhore. Këta po shpresojnë që duke i bërë disa fotografi me fëmijë, ato fotografi do të mund t’iu sjellin vota. Mirëpo, një gjë e tillë është keqpërdorim”, thotë Kusari.

Në mesin e atyre që kanë postuar fotografi nga vizita nëpër çerdhe dhe kopshte të ndryshme të fëmijëve, është edhe ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Takim me fëmijë ka pasur edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, që njëherësh është edhe kandidat për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Fëmijë janë parë edhe në takimet në qytete të ndryshme të Kosovës, të Lëvizjes Vetëvendosje.

Fëmijë e të mitur, kishte edhe në tubimet e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilat po mbahen kryesisht në ambiente të brendshme.

Sipas Flutura Kusarit, Osmani që është edhe kryetare e Kuvendit të Kosovës, por edhe politikanët e tjerë, janë duke e keqpërdorur autoritetin e tyre.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Ta zëmë në qoftë se Vjosa Osmani, shkon dhe i kërkon një çerdhes që të bëjë një vizitë, të bëjë foto dhe ato foto t’i postojë në profilin e saj, normalisht që asnjë drejtor i çerdhes nuk do ta ketë guximin që t’i thotë jo u.d së presidentit dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës që nuk duam të të lejojmë”, thotë Kusari.

Ajo thotë se Komisioni i Pavarur për Media duhet të monitorojë këto spote që transmetohen në televizione dhe në rrjetet sociale dhe të marrë masa ligjore në mënyrë e tillë të mos ndodh.

Thirrja e padëgjuar

Organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, vazhdimisht kanë bërë thirrje që fëmijët të jenë larg fushatave zgjedhore.

Megjithatë, në të gjitha proceset zgjedhore të mbajtura në Kosovë, fëmijët pashmangshëm kanë qenë pjesë e fushatave, qoftë në video të ndryshme promovuese, por edhe në tubimet e partive.

Bukureza Surdulli, hulumtuese në organizatën KOMF, që merret me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, thotë për Radion Evropa e Lirë se edhe këtë vit është shqetësuese prezenca e fëmijëve në fushatë zgjedhore.

“Ne këtë e konsiderojmë si keqpërdorim të fëmijëve, veçanërisht shkelje e të drejtave të tyre edhe cenim i mbrojtjes së fëmijëve. Ne kemi reaguar si koalicion edhe në të kaluarën, iu kemi bërë thirrje partive politike, por edhe prindërve duke apeluar që kjo të mos ndodh, sepse është e dëmshme dhe nuk shkon në interesin e fëmijëve”, thotë Surdulli.

Sipas saj, fëmijët nuk duhet të jenë në fushata zgjedhore e veçmas në tubime, pasi mund të rrezikohen edhe nga koronavirusi.

“Jemi dëshmitarë të gjithë që po ndodhin tubime sikur të mos jetë as pandemi dhe sikur të mos kemi asnjë rrezik që të na kanoset. Mirëpo, këtë vit ne të paktën shpresojmë që prindërit do të jenë më të vetëdijshëm që të mos i vendosin fëmijët përballë me rrezikun për shkak të pandemisë”, thotë Surdulli.

Përdorimi i fëmijëve në fushata zgjedhore, është shqetësim i trashëguar tash e 20 vjet.

Edhe pse ndër vite janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi ndërmjet ministrive dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përsëri janë shkelur të drejtat e fëmijëve.

Fushata për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt, zyrtarisht ka filluar të mërkurën, më 3 shkurt

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
32
Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
Lajme

Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

June 2, 2026
1.3k
Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës
Lajme

Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës

June 2, 2026
22
Kaltrina Lohaj, merr mbeshtetje të fuqishme në Viti
Lajme

Kaltrina Lohaj, merr mbeshtetje të fuqishme në Viti

June 1, 2026
37
Bardhaniqi si në luftë edhe sot me Ramush Haradinajn
Lajme

Bardhaniqi si në luftë edhe sot me Ramush Haradinajn

May 30, 2026
33
Nita Efendia Brovina, merr mbështetje të fuqishme në Novosellë e Rogovë
Lajme

Nita Efendia Brovina, merr mbështetje të fuqishme në Novosellë e Rogovë

May 30, 2026
19
Next Post
Luana Vjollca nis pushimet, “ndez” rrjetin me pozën në bikini

Luana Vjollca nis pushimet, “ndez” rrjetin me pozën në bikini

Më të fundit

  • Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
  • Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
  • Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi