Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nita Efendia Brovina, ka vazhduar takimet me qytetarët, duke shpalosur programin e Aleancës për Siguri, Energji dhe Zhvillim në bashkësitë lokale të Novosellës dhe Rogovës.

Brovina ka thënë se pritja dhe mbështetja që po merr nga qytetarët është dëshmi e besimit të ndërtuar ndër vite përmes punës, përkushtimit dhe projekteve konkrete që kanë sjellë ndryshim në jetën e tyre.
“Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të jesh mes njerëzve që të njohin, të besojnë dhe që e duan fuqizimin e vendit të tyre. Ky besim nuk është ndërtuar me fjalë, por me punë, përkushtim dhe rezultate konkrete”, ka deklaruar ajo.
Sipas Brovinës, mbështetja e vazhdueshme që po merr në çdo takim tregon se qytetarët dinë të dallojnë ata që premtimet i shndërrojnë në vepra dhe vizionin në rezultate të prekshme.
ĺ
Ajo ka theksuar se me këtë energji dhe përkrahje, Aleanca do të vazhdojë rrugëtimin drejt një Kosove më të sigurt, me më shumë zhvillim ekonomik dhe më shumë mundësi për të gjithë qytetarët.
Në fund të takimit, Brovina ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për Aleancën dhe kandidatët e saj në zgjedhje.
#128 ✅
Ardian Gjini 1 ✅
Ramush Haradinaj 11 ✅
Nita Efendia Brovina 21 ✅















