• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Veseli u bën thirrje partive: Unitet për Qytetarët

13/04/2020 - 16:14:55
Veseli u bën thirrje partive: Unitet për Qytetarët

Veseli u bën thirrje partive ta votojnë nesër pakon 320 milionëshe të PDK’së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një shkrim autorial iu ka bërë thirrje partive që ta votojnë Pakon Emergjente 320 milionëshe të propozuar nga partia e tij

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
186
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48

Veseli thotë se përveç virusit COVID-19, shteti duhet të fokusohet edhe në pasojat socio-ekonomike për të cilat thotë se mund të jenë fatale.

Kreu i PDK’së thotë se sipas instituteve dhe ekspertëve që merren me çështjet ekonomike, Kosova është duke humbur mbi 10 milionë euro çdo ditë.

Ky është shkrimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:

Unitet për Qytetarët

Rreziku që po na kanoset si shoqëri, në këtë kohë pandemie, është shumëdimensional, ndërsa ky është momenti kur të gjithë duhet të jemi racionalë në ballafaqimin tonë me situatën e shkaktuar nga Covid-19.

Përveç brengës shëndetësore për qytetarët, shteti ynë duhet të fokusohet edhe në pasojat socio-ekonomike – të cilat mund të jenë fatale, nëse nuk ndërmerren menjëherë hapat e duhur preventivë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Tashmë ekonomia globale po rrezikohet nga një recesion i madh, shumë më i madh sesa ai i viteve ‘30.
Po ashtu, çdo ditë bëhet e ditur se rritja ekonomike do të bjerë dukshëm, deri 2-4 për qind, ndërsa edhe remitencat do të ulen ndjeshëm.

Institutet dhe ekspertët kompetentë që merren me çështjet ekonomike, thonë se Kosova është duke humbur mbi 10 milionë euro çdo ditë. Humbja totale deri më tash është mbi 250 milionë euro.

Nëse shteti ynë nuk është i gatshëm që të marrë përgjegjësinë e ndërhyrjes për ta shpëtuar ekonominë e vendit, atëherë 280 mijë vende të punës në sektorin privat do të rrezikohen dhe qindra ndërmarrje të mesme e të vogla do të shuhen.

Prodhuesit, për shkak të tkurrjes së ekonomisë vendore dhe ndërkombëtare, do t’i humbin tregjet e domosdoshme për eksport të produkteve të tyre.

E vërteta është se ne jemi shumë vonë me masat ekonomike.

Masat e propozuara nga Qeveria janë të pamjaftueshme dhe gjysmake (pakoja prej 170 milionë eurosh), si dhe në kundërshtim me Kushtetutën
e Kosovës dhe ligjet në fuqi për menaxhimin e financave publike.

Të gjithë e dimë se vetëm Kuvendi i Kosovës mund ta miratojë buxhetin, plotësojë edhe ndryshojë atë në masën që është e nevojshme, për ta shpëtuar ekonominë e Kosovës.

Duke e konsideruar betejën me Covid-19 si përgjegjësi të të gjitha partive politike, duke e konsideruar përpjekjen për qëndrueshmëri ekonomike të vendit tonë si detyrë dhe imperativ, Partia Demokratike e Kosovës ka bërë propozimin e saj për pakon 320 milionë euro, me tri burime të sigurta, duke mos rrezikuar stabilitetin makro-fiskal.

Me qëllimin më të mirë të bashkëpunimit, edhe si obligim për qytetarët, PDK u ka bërë ftesë të gjitha partive në Kuvend që më 14 prill të bëhemi bashkë për ta kaluar pakon për rimëkëmbjen e ekonomisë sonë, duke qenë e hapur për plotësimet e mundshme.

Qytetarëve të Kosovës gjithmonë duhet t’ua krijojmë perspektiven për një të ardhme stabile, përtej çdo dallimi politik dhe çdo kalkulimi elektoral.

Prandaj, ftoj të gjitha partitë politike që më 14 prill ta bëjmë atë që qytetarët presin ta bëjmë për ta.
Nuk është as koha dhe as çështja që duhet të na ndajë. Përkundrazi.

Kadri Veseli

Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

Share6TweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
186
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
149
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
201
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
40
Next Post
VV-ja s’ka përgjigje për presidentin Thaçi

Limaj: Kurti e Thaçi s’durohen mes veti, por s’munden pa njëri - tjetrin

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi