Është arrestuar 19 vjeçar që dyshohet se është implikuar në grabitjen që ndodhi kohë më parë në Prishtinë. Policia e Kosovës ka treguar se janë konfiskuar një revole dhe një shumë e konsiderueshme e parave pas arrestimit.
”Arrestimi i të dyshuarit mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet me bazë të jetë i implikuar në rastin e grabitjes në fjalë u krye në lagjen Dardania të Prishtinës përderisa i njëjti po përpiqej ti shmangej ndjekjes së policisë. Ndërkohë që policia ka arrestuar të dyshuarin, pas kontrollit të ushtruar ka arritur të gjej dhe sekuestroj një revole të llojit dhe tipit të veçantë, si dhe një sasi të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet të jenë paratë e grabitura”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia tregon se ata aktualisht po vijojnë punën hetimore me qëllim ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit si dhe ndërlidhjen eventuale të këtij të dyshuari me raste të tjera kriminale














