• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ukraina e publikon numrin e ushtarëve koreano-veriorë qe janë vrarë në Kursk të Rusisë

16/12/2024 - 11:16:42
Ukraina e publikon numrin e  ushtarëve koreano-veriorë qe janë vrarë në Kursk të Rusisë

Inteligjenca ukrainase tha se të paktën 30 ushtarë koreano-veriorë që luftonin për Rusinë janë vrarë ose plagosur në rajonin perëndimor rus të Kurskut.

Kjo është hera e parë që Kievi jep një raport kaq të detajuar mbi humbjet e Koresë së Veriut që kur Pheniani nisi të dërgonte trupa për ta ndihmuar Moskën.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
172
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48

Drejtoria Kryesore e Inteligjencës e ushtrisë ukrainase (GUR) tha në një deklaratë më 16 dhjetor se njësitë koreano-veriore kishin pësuar “humbje të konsiderueshme” pranë fshatrave Martinovka, Plehovo dhe Vorozhba.

Më 15 dhjetor, Skemat, njësiti hulumtues i shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, mori foto nga burime ushtarake ukrainase që supozohet se tregonin trupat e ushtarëve të vrarë në Kursk, duke përfshirë trupa që thuhej se ishin të luftëtarëve koreano-veriorë.

REL-i nuk ka arritur ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë pretendim, që Rusia nuk e ka komentuar deri më tani.

Trupat ukrainase filluan një inkursion në rajonin e Kurskut në gusht dhe ende i kontrollojnë disa zona në këtë rajon. Rusia filloi të vendosë mijëra trupa koreano-veriore në Kursk në tetor.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 14 dhjetor se Moska kishte filluar të përfshinte më shumë trupa koreano-veriore në një përpjekje për të zmbrapsur forcat ukrainase në Kursk.

Me disa analistë që vlerësojnë se humbjet ruse tejkalojnë shifrën prej 600.000 ushtarëve dhe me presidentin Vladimir Putin që kërkon ta shmangë një mobilizim të dytë masiv politikisht të papëlqyeshëm, raportet sugjerojnë se më shumë se 11.000 ushtarë koreano-veriorë janë vendosur në Rusinë jugperëndimore.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Në një zhvillim tjetër, një burim nga Shërbimi i Sigurisë të Ukrainës (SBU) i tha Shërbimit Ukrainas të REL-it se Kievi përdori dronë javën e kaluar për të shënjestruar dhe shkatërruar një depo municionesh ruse në fshatin Markyne në rajonin e pushtuar nga Rusia, Donjeck, në Ukrainën lindore. /REL/

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
172
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
149
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
200
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
75
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
39
Next Post
Ja pse Bekë Berisha, e meriton votën tuaj për Kuvendin e Kosovës

Ja pse Bekë Berisha, e meriton votën tuaj për Kuvendin e Kosovës

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi