• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

U plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe: Çfarë dihet deri më tani?

05/11/2025 - 07:11:31
Jarinja, cak për propagandën ruse

Autoritetet e Kosovës kanë akuzuar të hënën Serbinë për cenim të integritetit territorial, pasi Policia e Kosovës bëri të ditur se më 1 nëntor një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, me inicialet M.V., dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe në zonën e Leposaviqit.

Të martën, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se qytetari i rrëmbyer, i cili përveç sulmit ishte edhe i plagosur, u rrëmbye nga Serbia vetëm për shkak të kundërshtimit të politikave dhe regjimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Lexo më shumë

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
14
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
29

“Sulmi, me çfarë dimë deri tani, ka ndodhur në territorin e Republikës së Kosovës. Qytetari i sulmuar e i plagosur, i rrezikuar për jetë, është shtetas i Republikës së Kosovës. Gjithçka tregon se e kanë sulmuar sepse është kundërshtar i politikave dhe i regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç”, tha Kurti në një konferencë për media.

Ai shtoi se Policia gjendet në vendin e ngjarjes që prej momentit të raportimit, në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in, dhe po kryen procedurat hetimore.

“Është e qartë se fqinjët tanë verior po vazhdojnë me sulmet e tyre, të cilat kanë për qëllim disiplinimin e serbëve dhe, në të njëjtën kohë, destabilizimin e Kosovës”, shtoi Kurti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u shpreh të martën se, sipas informacioneve nga dëshmitarët dhe familjarët, qytetari i rrëmbyer është plagosur me qëllim që të vritet dhe më pas është tërhequr duke u kidnapuar.

“Dyshimi është se këtu ka pasur jo vetëm shkelje të sovranitetit, por edhe sulm ndaj një qytetari të Kosovës me qëllim që ai të vritet”, tha Osmani.

Sipas presidentes, institucionet relevante në bashkëpunim me aleatët po hetojnë saktësisht vendndodhjen e rastit dhe do të publikojnë një raport të detajuar.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Nuk është vetëm provokim, por një sulm që rrezikon paqen dhe stabilitetin jo vetëm në zonën tonë kufitare, por edhe në gjithë rajonin”, shtoi Osmani.

Autoritetet serbe nuk janë deklaruar për këtë rast.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vendi i ngjarjes dyshohet të jetë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në zonën e njohur si “pika zero”, pranë Leposaviqit, qytet i banuar me shumicë serbe. Ky institucion po bashkëpunon ngushtë me KFOR-in, përgjegjës për sigurinë në këtë brezin kufitar.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
14
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
29
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
92
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
71
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
38
Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
Lajme

Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

June 2, 2026
1.3k
Next Post
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

U gjet pa shenja jete trupi i një 25-vjeçareje nga Kosova në Tetovë

Më të fundit

  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
  • Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi