Pesë persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë në bregdetin e Loon-Plage, pranë Dunkirkut, në Francën veriore. Mes viktimave janë dy roje sigurie dhe dy emigrantë, ndërsa një 22-vjeçar është dorëzuar në polici si i dyshuar për krimin, raportojnë mediat franceze.
Burime të paidentifikuara të mediave franceze të sigurisë kanë konfirmuar se armët e përdorura gjatë sulmit janë gjetur në makinën e të dyshuarit. Ndërkohë, kryebashkiaku i Dunkirkut, Patrice Vergriete, e cilësoi ngjarjen si një “tragjedi” dhe theksoi se motivet prapa sulmit ende mbeten të panjohura.
Incidenti ka tronditur komunitetin lokal dhe ka ngjallur reagime të ashpra për shkak të dhunës së paprecedentë. Hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e sulmit janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet kanë rritur masat e sigurisë në zonë shkruan BBC.














