Një tërmet i fortë ka goditur sërish territorin e Shqipërisë. Lëkundjet kanë qenë të forta dhe kanë zgjatur për disa sekonda.
Tërmeti i fundit që goditi Shqipërinë ishte me magnitudë 5.6 shkallë të rihterit.
Ndërkaq në momentin kur ra tërmeti, prezent në Thumanë ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Mediat në Shqipëri ishin duke e përcjellë live fjalimin e Thaçit, ndërkaq ky ishte momenti i goditjes:
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka bërë të ditur se për arsye sigurie të gjitha operacionet e kërkim shpëtimit janë ndërprerë për pak minuta, ndërkaq ato tashmë raportohet të kenë rinisur.














