• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Telekomi i Kosovës s’mund t’i paguajë pagat e tetorit

04/11/2019 - 15:32:56
Telekomi i Kosovës s’mund t’i paguajë pagat e tetorit

Gjysmës së punëtorëve të Telekomit të Kosovës ende nuk u kanë dalë rrogat për muajin tetor, pasi që kjo kompani, për shkak të detyrimeve që kishte ndaj ATK-së, i pati për disa ditë të bllokuara xhirollogaritë. Punëtorët, megjithatë, shpresojnë që pjesa e mbetur t’i marrin pagat më së largu deri nesër, shkruan Gazeta Express.

Mosmarrëveshjet në mes të Telekomit të Kosovës e Agjencisë Tatimore të Kosovës lidhur me borxhin që kjo kompani e pati, bënë që ATK-ja t’ia bllokojë llogaritë kompanisë publike.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22

Bllokimi i këtyre llogarive që zgjati për disa ditë, ndikoi që në mes të ATK-së e Telekomit të arrihet një marrëveshje, që kompania publike t’i lajë detyrimet që ka ndaj Administratës Tatimore të Kosovës me këste për 12 muaj.

Për t’u zhbllokuar llogaritë TK ia ka larë këstin e parë ATK-së. Megjithatë, pavarësisht arritjes së marrëveshjes, punëtorët e Postës dhe Telekomit të Kosovës ende nuk i kanë marrë pagat të gjithë.

Nga Telekomi i Kosovë, kryeshefi ekzekutiv i kompanisë, Bedri Istrefi ka thënë se pagat i kanë marrë vetëm një kategori e caktuar.
“Jo s’kanë dalë, vetëm gradës 1-8 pjesa tjetër jemi duke punu, jemi duke tentu me u mundu me i ekzektu. Prej gradës 9-18 nuk kanë dalë pagat, besojmë që nesër arrijmë deri në gradën 12. 630 mijë euro ATK na ka marrë, 5 ditë para përfundimit të muajit për këtë arsye është e vështirë që të bëhet pagesë menjëherë për të gjithë stafin”, ka thënë Istrefi në një përgjigje për Gazetën Express.
Se nuk u kanë dalë ende pagat një pjese të punëtorëve kanë konfirmuar edhe nga Sindikata e pavarur e PTK-së.

“Për shkak se ATK na i ka bllokuar llogaritë në kohën e pagave dhe i ka marrë nje pjesë të madhe të mjeteve nga llogaria këtë muaj nuk janë marrë pagat komplet për të gjithë punëtorët me një datë. Nga grada 1-8 ku janë fuqia punëtore pagat janë marrë me datën 1 nëntor, ndërsa pjesa tjetër pritet sot ose nesër pasi që edhe me kontratë të punës pagat merren nga data 1 deri në datën 5”, ka thënë kreu i kësaj sindikate, Lamih Balaj në një përgjigje për Gazetën Express.

Telekomi i Kosovës dhe ATK-ja kanë arritur javën e kaluar marrëveshje për formën e shlyerjes së borxhit, që rezultoi me zhbllokim të llogarive bankare të Telekomit, që evitonte mundësinë që punëtorët e kësaj kompanie të mbesin pa pagat e muajit tetor.
Në total, Telekomi i Kosovës i ka borxh Administratës Tatimore të Kosovës më shumë se 2.8 milionë euro, për çka u arrit marrëveshje që ky obligim të kryhet me pagesë përmes kësteve në muajt e ardhshëm.

Përveç këtij borxhi, Telekomi i Kosovës ka edhe një obligim tjetër financiar në vlerë prej rreth 26 milionë euro ndaj Dardafon-it.
Ky borxh që Telekomi i Kosovës i ka kompanisë “Z-Mobile”, ka të bëjë me mospërmbushjen e kontratës nga ana e Telekomit për dhënien e 100 mijë numrave të telefonit dhe shërbimeve të internetit 3G dhe 4G.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Për këtë arsye, Telekomi ka shkëputur kontratën me kompaninë Z-Mobile, të cilën e kishte vlerësuar si shumë të dëmshme. Kjo kontratë ishte nënshkruar para 10 vjetësh.

Zyrtarë të Telekomit edhe më këtë kompani kanë bërë përpjekje që obligimet financiare t’i paguajnë përmes kësteve mujore, por kompania private Dardafon, nuk ka pranuar këtë kërkesë, kështu që lënda është në gjykatë.

Telekomi i Kosovës kishte kaluar në krizë të thellë financiare për një kohë për shkak të borxheve të shumta të akumuluara.
Pas shkëputjes së kontratës me Z-Mobile dhe pagesës së borxheve të shumta, Telekomin e Kosovës e pret edhe një fazë tjetër, ajo e privatizimit.

Telekomi i Kosovës është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala. Operatori Vala ka mbi 1.2 milion konsumatorë në nivel vendi dhe dikur njihej si një nga ndërmarrjet më fitimprurëse në vend./

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
26
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
33
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
104
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
76
Next Post
Vetëvendosjes, e nis takimi në selinë e LDK-së , present edhe Haziri

Vetëvendosjes, e nis takimi në selinë e LDK-së , present edhe Haziri

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi