• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Të paktën 10 veteranë të rrejshëm largohen vullnetarisht nga listat

20/11/2019 - 15:05:35
Të paktën 10 veteranë të rrejshëm largohen vullnetarisht nga listat

Gjykatat e Kosovës i kanë shpeshtuar dënimet për personat që në emër të luftës së UÇK-së, morën fonde si veteranë pa qenë fare pjesë e kësaj force.

Vetëm sot, Gjykata e Pejës ka shqiptuar dy dënime me burg dhe gjobë për dy të akuzuar për veprën e lartcekur penale, ku të pandehur ishin një grua dhe një burrë.

Lexo më shumë

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
9
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
17

Gati 20 mijë persona dyshohet se janë futur jashtëligjshëm në listën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga ku ata i kushtojnë dëme të mëdha buxhetit të shtetit.

E ky numër nga dita në ditë po shkon duke u zvogëluar.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Faik Zogaj, thotë të ketë nisur një iniciativë që t’i bindë të largohen nga listat, personat të cilët nuk e meritojnë statusin e veteranit.

Ai thotë se deri tani, nga listat janë larguar gjithsej 6 persona me vetëdëshirë.

“Ne kemi filluar fushatën për t’i larguar nga listat për shkak se e kemi pritur prokurorinë që 3 vite. Fushatën e kemi nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, me qejf dhe jo më dhunë ta bindim edhe personin e gjashtë. Në këtë muaj pra gjashtë persona janë larguar
vullnetarisht. Sonte besoj që edhe personi i shtatë të bindet për t’u larguar. Këtu na ka dhënë mbështetje edhe Prokuroria e Pejës. Pra për të shpëtuar nga ndjekja penale ata po largohen vetë”, ka thënë Zogaj për Lajmi.net.

Zogaj, po ashtu, ka thënë se personat që do të largohen nga listat e veteranëve, nuk do ta ngarkojnë më buxhetin e shtetit.
Mirëpo, buxhetit të shtetit i shteren mjaft para edhe nga numri aktual i veteranëve.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, llogaritet se 40 milionë euro janë shpenzuar për këtë kategori.
Dukurinë e heqjes vullnetare nga lista e veteranëve po e përshëndesin edhe OVL e UÇK-së.

Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, për Lajmi.net thotë se është për t’u përshëndetur një iniciativë e tillë, ngase, sipas tij, kjo
do të thotë se ata persona të cilët po largohen vullnetarisht kanë nisur të vetëdijesohen.

“Unë e përshëndes së pari punën e këtyre zotnive që po largohen në mënyrë vullnetare. Sepse kjo do të thotë se ata janë vetëdijesu. Po ashtu, vendim i mirë është edhe ai i gjykatës dhe prokurorisë që deri më tani i kanë larguar mes 1 mijë e 300 e 1 mijë e 400 emra”, ka thënë ai.

Gucati në fund ka bërë të ditur se edhe në organizatën ku ai është kryetar, për t’u larguar vullnetarisht nga lista janë paraqitur gjithsej katër persona, e që në total, bashkë me personat e tjerë për të larguar numri shkon në 10.

Pikërisht për çështjen e fryrjes së listave të veteranëve të UÇK-së, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë kundër 12 personave, pjesë e Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranit.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
9
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
17
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
31
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
96
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
71
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
40
Next Post
Haradinaj e quan Edi Ramën gënjeshtarë

Haradinaj e quan Edi Ramën gënjeshtarë

Më të fundit

  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi