• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

“Sunny Hill Festival” , nuk do të mbahet sivjet në Prishtinë

14/06/2022 - 18:32:41
“Sunny Hill Festival” , nuk do të mbahet sivjet në Prishtinë

Festivali më i madh në Kosovë “Sunny Hill Festival”, që organizohet në Prishtinë nga viti 2018, nuk do të mbahet sivjet në kryeqytet. Siç ka raportuar sot Gazeta Express, organizatorët e festivalit, ku është e pjesë edhe këngëtarja e njohur Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa, janë tërhequr.

Gazeta ka kuptuar se vendimi erdhi si pasojë e zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për ta bërë të mundur mbajtjen e festivalit. Organizatorët i kanë njoftuar krerët e shtetit dhe ministrat se nuk do ta mbajnë festivalin në Prishtinë.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22

Pak më parë kjo u kumtua edhe nga vetë organizatorët në faqen zyrtare të Facebook-ut të festivalit. Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër, organizatorët bëjnë me dije se festivali nuk do të mbahet në Kosovë për shkak të vonesave nga institucionet në Kosovë që lidhen me lejet për lokacionin e caktuar, raporton Gazeta Express.

Komuna e Prishtinës ishte pajtuar që t’ia japë “Sunny Hill Festival” 17 hektarë tokë në shfrytëzim për 99 vjet në mënyrë që ta mbajë këtë ngjarje në Kosovë.

Por procedurat më tej janë zvarritur në Qeveri, gjë që ka bërë që organizatorët e kësaj ngjarjeje të tërhiqen përfundimisht. Festivali ishte paraparë të mbahej nga 4 deri më 7 gusht.

Festivali që nisi së mbajturi në 4 vite më parë, kishte pauzuar gjithashtu edhe në vitet 2020 dhe 2021, si pasojë e pandemisë Covid-19, që përfshiu të gjithë botën.

Edicioni i parë i festivalit ishte mbajtur mes 10 dhe 12 gushtit në vitin 2018 në Parkun e Gërmisë. Siç patën thënë organizatorët në atë vit, festivali ishte ndjekur nga më shumë se 18 mijë njerëz. Çmimi i biletave ishte 55 dollarë. Mes performuesve ishte edhe vetë këngëtarja Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjini, me gupin e tij Oda.

Edicioni i dytë i festivalit ishte mbajtur në vitin 2019, mes datave 2, 3 dhe 4 gusht, po ashtu në Parkun e Gërmisë. Mes performuesve ishin artistët botërorë Calvin Harris, Gashi, Klangkarussell, Miley Cyrus dhe sërish, vetë Dua Lipa.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Dy vitet pasuese, 2020 dhe 2021, festivalit ia mori pandemia, ndërsa në vitin 2022 festivali nuk do të mbahet për shkak të neglizhencës institucionale dhe sipas informacioneve të Gazetës Express tanimë të konfirmuara, festivali “Sunny Hill” do të zhvendoset në Tiranë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
29
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
106
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
79
Next Post
Pas takimit me QUINT-in, Kurti thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

Kurti pasi u votua ligji për pagën minimale: Përfituan 380 mijë punëtorë, 100 mijë fitojnë rritje qind për qind

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi