• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Specializimet lënë pa mjekë QKMF-të, kërkohet auditimi i konkursit

08/05/2021 - 09:55:55
Specializimet lënë pa mjekë QKMF-të, kërkohet auditimi i konkursit

Ministria e Shëndetësisë me ish-ministër Armend Zemajn, në korrik të vitit 2020 kishte hapur konkursin për specializantë, pas katër viteve pa një të tillë, ku do të pranoheshin 1,034 specializantë.

Por ky konkurs pastaj u plotësua për specializantë nga Lugina e Preshevës, Malit të Zi, dhe Maqedonisë, me ç’rast numri i specializantëve të pranuar shkoi rreth 2000. Për këtë konkurs, Oda e Mjekëve po kërkon auditim nga ministri i tanishëm Arben Vitia.

Lexo më shumë

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
14
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
19

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka thënë për KosovaPress se në këtë konkurs u pranuan rreth 2000 specializantë, ku për shkak të numrit të tejkaluar, tani këta specializantë vetëm po enden korridoreve të klinikave specialistike pa pasur mundësi të kyçen në punë.

Sejdiu ka thënë se specializimet janë ndarë pa u bazuar në kërkesat reale të klinikave, spitaleve, dhe QKMF-ve dhe tani këto specializime kanë lënë QKMF-të pa mjekë të kujdesit parësor.

“Tash kemi problemin gjatë këtyre 2 javë ditë ne jemi takuar me të gjithë udhëheqësit e institucioneve shëndetësore si atyre primare si atyre sekondare dhe është i njëjti problem. Një kanë mbet pa mjekë në nivelin e mjekësisë familjare, e dyta është që të gjitha pa asnjë përjashtim na kanë bindur me fakte që specializimet të cilat janë ndarë nuk janë bazuar në asnjë pikë në kërkesat reale të tyre, kërkesa të cilat ata i kanë pas duke pasur parasysh ndërrimin e gjeneratave, mungesa aktuale edhe plotësimin e nevojave për zhvillimin e kapaciteteve të spitaleve, dhe ka dhënë specializime ministria pa kërkesa të tyre”, ka thënë ai.

Kryetari i Odës së Mjekëve, ka thënë se do duhej të ishin rreth 800 mjekë për shkollim specialistë, por janë lëshuar rreth 2000 specializime, për të cilët Sejdiu thotë se nuk di kush janë.

“Ju thatë 1034 apo sa do, e vërteta është që nuk dihet saktë se sa specializime janë lëshuar thuhet për 1700 specializantë. Neve na kanë thënë që janë përmbi 2000 prandaj kemi kërkuar auditim. Sipas të dhënëve tona ne kemi pas një numër prej 600 mjekëve përafërsisht 550-600 mjekëve të pa punë, flas mjekë të përgjithshëm dhe të cilët do të duhej të klasifikoheshin në bazë të vitit të specializimit dhe të hapen konkurse… Të themi se janë 100 apo 150 te tjerë të cilët janë mjekë të përgjithshëm të punësuar në shtëpitë e shëndetit dhe do të mbërrinte numri diku te 700 të them e shtojmë këtu edhe kapacitetet e limituara për specializime nga stomatologjia dhe numri real do të ishte diku tek 800 të gjithë me pagesë flas, e ne kemi diku 2000, kush janë këta të tjerët”, ka thënë ai.

Por ndryshe mendon kryetari i Bordit të specializimeve, Labinot Shahini, i cili demanton Sejdiun duke thënë se nuk janë pranuar 2,000 specializantë, dhe fajëson Odën për bllokimin e konkursit, ku sipas tij ka bërë që shumë mjekë të largohen nga Kosova.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Nuk është e vërtetë që janë pranuar 2000 specializantë. Sigurimi i kuadrit për institucionet tona shëndetësorë dhe popullatën tonë është gjëja më e rëndësishme që duhet të ndodhë dhe ne e dimë që 4 vite nuk ka pas konkurse për shkollim specialistik, ka qenë një grumbullim i madh i kuadrit shëndetësore, i mjekëve të përgjithshëm, dhe stomatologeve dhe e dimë që gjatë kësaj periudhe një pjesë e madhe e mjekëve për shkak të mungesës së perspektives ndërprerjes së konkurseve për shkollim spec0ialistik dhe fajin e ka pranuar edhe vet oda e mjekëve që nuk ka lejuar me u shpallë konkurset, në anën tjetër këta mund të i shihni këta në deklarata tjera të mëparshme që vet kanë deklaruar që për çdo vit mbi 100 mjekë marrin lejen dhe largohen, tërheqin anëtarësinë nga Kosova duke shkuar të specializojnë jashtë vendit”, ka thënë ai.

Shahini ka treguar se konkursi i vitit 2020 fillimisht është shpallur për 1034 vende, pastaj konkurset plotësuese për Luginën e Preshevës, Malin e Zi, Maqedoninë si dhe vendet plotësuese për specializantë të Stomatologjisë ka dërguar numrin në 1400.

“Ne kemi shpallë konkursin e parë me 30 korrik për 1034 vende, mandej e kem plotësuar me konkurs të plotësuar për Luginë të Preshevës kërkesat e tyre, pas dy jave pas këtij konkursi, dhe tash së fundi kem për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe detyrimit tonë të i refuzojmë atëherë kandidatët që kanë ardhur nga Mali i Zi, Maqedonia e kemi shpallë konkurs plotësues dhe atëherë janë pranuar diku 1300 specializantë dhe tash në konkursin e fundit rreth 100 specializantë me vendet e paplotësuara që kanë qenë të stomatologjisë disa lëmive specialistike të stomatologjisë dhe komplet janë diku mbi 1400 specializantë dhe jo 2000″, ka thënë ai.

Ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj në shkurt të këtij viti bëri të ditur se do të lirohen nga pagesa e shkollimit specialistik çdo vit të gjithë specializantët që janë me vetëfinancim me kërkesë të institucioneve shëndetësore private dhe publiko-private dhe nga specializantët të cilët kanë nënshkruar kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
14
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
19
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
31
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
96
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
72
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
40
Next Post
Kërcënon me vdekje familjarët e tij, arrestohet prizrenasi

E goditi me mjet të fortë dhe e bëri për spital një person në Ferizaj, një i arrestuar

Më të fundit

  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi