• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Sot, Hoti përballet virtualisht me Vuçiq’in

12/07/2020 - 07:09:55
Sot, Hoti përballet virtualisht me Vuçiq’in

Sot në ora 10:00, do të rifilloj dialogu Kosovë-Serbi, që zhvillohet përmes një videokonference të udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i BE’së për Dialogun dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), ka bërë të ditur se sot në orën 10:00 do të rifilloj dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës i lehtësuar nga Bashkimi Europian.

Lexo më shumë

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
29
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11

“Ky takim do të mbahet në formën e videokonferencës. Do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë të dialogut që nga viti 2018 dhe do të pasohet nga një takim personal i nivelit të lartë në Bruksel të enjten, më 16 korrik”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Diskutimi i nivelit të lartë të dielën do të udhëhiqet në Brukseli nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i BE’së për Dialogun dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, do t’i bashkohen videokonferencës nga distanca, njëri nga Prishtina e tjetri nga Beogradi.

Dialogu është planifikuar të fillojë në orën 10:00. Mbulimi i fotos dhe videos do të sigurohet nga EEAS dhe do të transmetohet në Këshillin e BE dhe kanalet EbS.

Përfaqësuesi i Lartë, Borrell, do të bëjë një deklaratë të shkurtër për shtyp para fillimit të videokonferencës, ndërsa Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajčák, do të përmbledhë diskutimet në një deklaratë video në fund të takimit. Këto deklarata do të transmetohen në kanalet e Këshillit dhe EbS në mes orës 10:00 dhe 15:00 respektivisht.

Më parë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ishte vendosur të niste më 27 qershor përmes një takimi në Shtëpinë e Bardhë, takim që ishte thirrur nga Richard Grenell, i dërguari i Posaçëm i Presidentit Amerikan Donald Trump.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Takimi u pamundësua për shkak të lëshimit të propozim-aktakuzës nga Prokurori i Dhomave të Specializuar në Hagë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Ky pritet të paraqitet të hënën për t’u përballur me të.

Share4TweetSendShareSend

Related Posts

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
Ekonomia

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
29
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
30
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
107
Next Post
‘Deri në 800 euro’: Këto janë punët që paguhen më së shumti në Kosovë

Qeveria synon ta tejkalojë krizën përmes kredive me norma të ulëta të interesit

Më të fundit

  • Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi