Sot deputetët do të mblidhen për të 50-ën herë në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Janë bërë mbi tre muaj që kur deputetët çdo 48 orë po mblidhen në Kuvend.
Në seancën e fundit, të shtunën dështoi sërish të formohej Komisioni për Votimin e Fshehtë.
Kryesuesi i Kuvendit, Avdni Dehari, ashtu si në disa prej seancave të fundit, kërkoi nga regjia që t’ua ndalte mikrofonin në foltore, përfaqësuesve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë.














