• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Skandaloze:Drejtori i Urbanizmit në Pejë, bleu banesë nga kompania të cilës ia lejoi mbindërtimin

16/07/2021 - 12:23:15
Skandaloze:Drejtori i Urbanizmit në Pejë, bleu banesë nga kompania të cilës ia lejoi mbindërtimin

Dyshimet për afera korruptive dhe konflikt interesi bëjnë pjesë në dosjen voluminoze të prokurorisë për zyrtarët e Komunës së Pejës.Drejtori i Urbanizmit, Rajan Arapi dhe dy zyrtarë të tjerë, Florije Berisha dhe Bajarm Muslijaj janë të arrestuarit e djeshëm si zyrtarë të kësaj Komune nën dyshimet për korrupsion.

Drejtori Arapi përfundoi nën pranga pasi po dyshohet për tri vepra të keqpërdorimit të detyrës dhe për konflikt interesi.
Sipas dosjes të cilën e ka siguruar KALLXO.com, drejtori i Urbanizmit dyshohet se kishte blerë banesë nga kompania “Dukagjini”, të cilës i kishte lëshuar leje për mbindërtim edhe pse një leje e tillë nuk parashihet në Ligjin për ndërtimet.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22

Lejet ndërtimore të lëshuara për mbindërtim sipas prokurorisë nuk parashihen në Ligjin për ndërtim dhe se janë lëshuar në bazë të planit zhvillimor komunal Peja 2020 – 2028, plan i cili akoma nuk është aprovuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Përpos lejes për kompaninë “Dukagjini”, dyshimet për keqpërdorim shfaqen edhe për lëshimin e lejes ndërtimore për kompaninë “ART Com” për ndërtimin e objekteve banesore.

Dyshimet për keqpërdorim sipas prokurorisë paraqiten në momentin kur kompania “ART COM” merr leje për ndërtimin me etazhitet 2B+P+6K ndonëse me planin zhvillimor urban për zonën në fjalë parashihej etazhiteti maksimal P+5K.

Përpos kompanive “Dukagjini” dhe “Art Com”, drejtori i Urbanizmit dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tij edhe në kohën kur ka lëshuar lejet për kompaninë “El production Sh.P.K”.Rajan Arapi dyshohet se ka keqpërdorë detyrën e tij dhe ka pasur konflikt interesi në këtë rast ndërsa Florije Berisha dhe Bajram Muslijaj dyshohet për keqpërdorim të detyrës së tyre.

Arrestohet nga policia drejtori komunal i PDK-së në pejë Rajan Arapi

Të tre u arrestuan dje dhe po mbahen brenda stacioneve policore pas një aksioni të gjerë të pesë prokuroreve të Pejës.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ndaj tyre është kërkuara masa e paraburgimit pasi sipas prokurorisë ekziston dyshimi se të njëjtit mund të ndikojnë në dëshmitarë dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale.Përpos zyrtarëve të Pejës të prangosur kanë përfunduar edhe zyrtarë të lartë të komunave si Klina, Deçani dhe Istogu.

Zyrtarët e arrestuar janë Ramë Melaj – drejtori i Urbanizmit në Deçan, Jashar Blakaj – drejtori i Urbanizmit në Istog dhe Lorenc Marleku, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Klinës.

Ata u arrestuan dje në një aksion gjigand të udhëhequr nga prokuroret e Pejës ku përpos tyre u arrestuan edhe zyrtarë të tjerë të këtyre komunave që në total e dërgojnë në 10 numrin e arrestimeve.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
26
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
33
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
104
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
76
Next Post
Në mesin e të arrestuarve sot në aksionin e PSD-së edhe i akuzuari për terrorizëm

Në mesin e të arrestuarve sot në aksionin e PSD-së edhe i akuzuari për terrorizëm

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi