• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Serbia na i dha 1000 teste por jo edhe 1 mijë e 600 të pagjeturit

18/04/2020 - 11:31:04
Serbia na i dha 1000 teste por jo edhe  1 mijë e 600  të pagjeturit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhënë versionin e tij për testet e ardhura si donacion nga Serbia. “Ishte një gjest i mirë nga Serbia.

Me ato teste nuk do të testohen vetëm qytetarët serb”, tha ndër të tjera Albin Kurti.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
8
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
18

Por kanë kaluar 21 vjet nga lufta në Kosova dhe Serbia kurrë nuk e morri mundin qe ta beje veprimin njerëzore te tregoje për plagën e Kosovës, e cila vazhdon t’i ketë 1 mijë e 635 persona të zhdukur.

Familjarët janë ata që vazhdojnë të kërkojnë angazhim të institucioneve të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare për të gjetur më të dashurit e tyre.

Bajram Qerkini nga Qendra Burimore për persona të zhdukur, thotë se si familjarë janë të pakënaqur me atë që institucionet e Kosovës kanë bërë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Ai thotë se janë të zhgënjyer edhe nga bashkësia ndërkombëtare, që sipas tij nuk po bën mjaftueshëm presion mbi Serbinë për të treguar lokacionet ku mund të ketë varreza masive.

“Interesante është se jo vetëm qeveritarët, po edhe ndërkombëtarët janë duke luajtur me nervat e hallexhinjve e atyre që kanë humbur më të dashurit. Jo vetëm për mua që e kam djalin të pagjetur, por të gjithë familjarët, të cilët janë të prekur prej kësaj lufte janë duke luajtur me nervat tona jashtëzakonisht shumë. Qysh nuk po iu vjen marre, vlerësimet non-stop në qoftë se i kanë bërë 20 gërmime duhet bërë vlerësimin vitin e ardhshëm, a thua kush neve na ka faj, a duhet dikush me thënë nuk po mundemi t’i kryejmë punët deri në fund siç duhet t’i kryejmë”, thotë ai.

Qerkini thotë se si familjarë janë të zhgënjyer me institucionet vendore, pasi sipas tij nuk janë duke kryer punën siç duhet. Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë presion edhe mbi bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që kjo e fundit të detyrojë Serbinë të tregojë se ku janë personat e zhdukur.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Ata e bëjnë presionin nëse qeveria e Kosovës bënë presion mbi ta dhe i çon kërkesa tek ata. Ne duhet të bëjmë presion, t’i dërgojmë me shkrim kërkesat, duhet qasur çdo 15 ditë për të kërkuar, kur neve ia nxëmë derën 5 shteteve të Quintit që e kanë përcjellë këtë të shkretë Kosove prej havaje dhe e kanë pa çdo gjë ku është mbytur, një lopë nëse është mbytur e jo një njeri, me qindra njerëz dhe me thënë nuk di ku i kam lënë, atëherë duhet me iu thënë ndërkombëtarëve ju e keni përcjell krejt kohën tash çka po ndodh në Kosovë…Kush duhet të bëjë presion, ku duhet bërë presion, te ndërkombëtarët, presion në Serbi, se ti nuk mundesh për të bërë presion”, tha ai.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit Prenk Gjetaj, për Telegraminsot.com thotë se kanë kërkuar disa herë nga shteti i Serbisë të tregojë lokacionet ku mund të ketë varreza masive, por që thotë se ajo vazhdon t’i fshehë këto lokacione.

Ai thotë se vazhdimisht kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare që të bëjnë presion mbi Serbinë për të treguar lokacionet ku mund të ketë varreza masive.

“Serbia vullnetshëm nuk i tregon lokacionet, vendet ku fshihen trupat e njerëzve të vrarë gjatë luftës. Normalisht që ne kemi kërkuar vazhdimisht që të ketë presion nga bashkësia ndërkombëtare, sepse derisa na mungojnë 1 mijë e 600 persona sigurisht se ata janë dhe ka dyshime dhe informata tona që ka varreza masive në Serbi, sepse deri më tani në 4 varreza masive, gjegjësisht në 4 lokacione janë riatdhesuar mbi 900 trupa.

Kështu, që me faktin se na mungojnë mbi 1.600 persona diku duhet të jenë dhe ne mendojmë se ata mund të jenë në varreza masive në Serbi, andaj duhet një presion ndërkombëtar për ta detyruar palën serbe që të japin informacione ose të tregojë ku i ka lënë njerëzit që i ka kidnapuar”, tha ai.

Gjetaj thotë se institucionet e Kosovës në vazhdimësi kërkojnë nga Serbia që të jetë bashkëpunuese dhe të tregojë lokacionet ku mund të ketë varreza masive, por që thotë se vazhdimisht janë penguar në punën e tyre.

Share5TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
8
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
18
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
21
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
99
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
73
Next Post
Haradinaj i përgjigjet Kurtit: Je joserioz dhe mashtrues

Haradinaj i përgjigjet Kurtit: Je joserioz dhe mashtrues

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi