• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Rubin: Për Thaçin ka akuza por jo fakte

16/07/2020 - 17:13:45
Rubin: Për Thaçin ka akuza por jo fakte
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ish-diplomati amerikan, James Rubin, i cili ka shërbyer edhe si asistent i i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështje Publike në kohën e presidentit Bill Clinton dhe zëdhënës i State Departamentit, në një intervistë për Real Story të gazetarit Sokol Balla, ka folur për publikimin e aktakuzës kundër presidentit, Hashim Thaçi, nga Prokuroria e Hagës.

I pyetur se sa beson se Hashim Thaçi ka kryer krime para, gjatë dhe pas luftës, Rubin ka thënë, se gjithmonë është interesuar për akuzat që janë lëshuar në adresë të presidentit të Kosovës, por potencon se të tillat kanë mbetur gjithmonë në nivel thashetheme dhe asnjëherë s’janë konfirmuar.

Lexo më shumë

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
30
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11

Rubin ka thënë se pret fakte, pasi që thotë se beson vetëm në atë që sheh.

Ai ndër të tjera ka thënë se do të jetë krenar për miqësinë me presidentin Thaçi .

“Shikoni, unë mund të gjykoj vetëm atë që shikoj, mund të gjykoj vetëm ata që njoh. Sa herë një person përballet me akuza nga shërbimet sekrete, unë i pyes a keni ndonjë informacion të ri për akuzat që i janë bërë kundër Hashim Thaçit. Gjithmonë i pyes, sepse dua të di faktet. Dhe s’kam dëgjuar që këta njerëz të flasin për informacione të reja. Kam qenë në qeveri, dhe informacione të tilla gjithmonë kanë qenë thashetheme, asnjëherë s’janë konfirmuar. Nuk mendoj që njerëzit që lëshojnë akuza janë të saktë, unë pres fakte dhe besoj që do të jem krenar me miqësinë time me Hashim Thaçin edhe në ditët e sotme”, ka thënë Rubin, shkruan Express.

Ai ndër të tjera ka thënë se nuk e ka pritur që do të publikohet aktakuza kundër presidentit Thaçi, derisa veprimin e Prokurorisë Speciale e quan si veprim të çuditshëm. Ndërkohë dy vite më parë ishte bërë e ditur se Rubin ishte pjesë e kompanisë lobuese “Ballard Partners”, të udhëhequr nga Brian Ballard, një lobues i afërt me presidentin amerikan Donald Trump, të cilës presidenca e Kosovës ia kishte paguar një shumë prej 517 mijë e 198 euro në këmbim të shërbimeve të konsulencës për Zyrën e Presidentit

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
Ekonomia

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
30
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
30
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
107
Next Post
Mbi 150 zyrtarë të ministrive  me COVID-19

Mbi 150 zyrtarë të ministrive me COVID-19

Më të fundit

  • Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi