• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Rrëfimi prekës i prindërve të Astrit Deharit

25/10/2019 - 07:14:23
Gashi: Tani po dihet pse e vranë, Astrit e parashikoi fitoren e VV-së në fletoren e burgut

Në ditën kur familjes së Astrit Deharit, ish-aktivistit të Vetëvendosjes iu dorëzua raporti i eskpertizës i kryer në Lozanë të Zvicrës që konstatonte se i njejti nuk kishte kryer vetëvrasje, prindërit e tij kanë shpalosur ekskluzivisht në Pressing faktet për vdekjen e tij.
Në T7, familja Dehari kanë thënë se e kanë ditur që raporti i ekspertizës nga hetuesit zviceran do të konstatonte vrasjen e djalit të tyre.

“Që tre vjet pas vdekjes së Astritit e dinim se kështu do dilte raporti. E kemi pritur dhe e kemi ditur se ai është vrarë”, ka thënë nëna e të ndjerit, Xhemile Dehari

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
21

Po ashtu edhe Avni Dehari, babai i ish-aktivistit, u deklarua se djali i tyre e ka ditur që është vrarë në burg.

“E kemi pritur dhe e kemi ditur që është vrarë në burg. Edhe pse kemi pasur raporte të institucioneve të drejtësisë që Astriti është vetëvra. Por ne gjatë gjithë kohës e kemi ditur se atë e kanë vrarë”, shtoi ai.
Prindërit e të ndjerit kanë ngrehur dyshime edhe për arritjen e raportit në Kosovë. Ata thonë se raporti kishte ardhur në vend qysh prej datës 4 tetor, mirëpo, është vonuar qëllimisht.

“Raporti ka ardhur me datën 4 tetor. Nuk i kuptojmë këto vonesa. U arsyetuan se raporti u dërgua për përkthim. Por ata thanë se përkthimi do zgjaste diku tre ditë. Nuk na lejuan që të shohim raportin origjinal”, tha Dehari.

Babai i Deharit ka thënë se djali i tij vazhdimisht ka qenë i kërcënuar që të pranojë veprën për të cilën akuzohej.
“Astriti ka deklaruar se natën po e marrin në pyetje, po e nxjerrin nga burgu. E kanë kërcënuar se do ta dërgojnë në Kumanovë.

Vazhdimisht disa persona brenda burgut e kanë kërcënuar që ta pranonte veprën për të cilën akuzohej”, është shprehur babai i Astrit Deharit. Përveç Astrit Deharit, edhe të akuzuarit tjerë janë kërcënuar.

“Të gjithë të akuzuarit janë kërcënuar. Atdhe Arifit i kanë thënë, ke kujdes mos vepro edhe ti si Astriti që të bësh vetëvrasje”, shtoi babai i Astrit Deharit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Në Pressing mbrëmë ka folur edhe avokati mbrojtës i familjes Dehari, Tomë Gashi. I njejti është deklaruar se qëllimi i fajësimit të Astrit Deharit për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës ka qenë për shkak se partitë tjera dëshironin të e shpallin VV’në si organizatë terroriste.

“Të gjitha partitë pa dallim kishin dalë me deklarata. Qëllimi ishte të largihej VV nga skena politike.Qëllimi ishte ta shpallnin VV’në si organizatë terroriste”, shtoi ai.

Tutje Gashi ka shtuar se raporti i ekspertizës e heq mundësinë e vetëvrasjes nga ana e ish-aktivistit të VV’së.
“Së pari që shishe e pllastikës të qëndronte ashtu në gojën e tij nuk ishte normale. Vetë instikti njerëzor nuk e lejon këtë dhe këtë e ka konfirmuar edhe raporti”

Po ashtu Tomë Gashi thotë edhe se asnjë institut mjekësor, duke përfshirë ato në Kosovë, asnjëherë nuk kanë thënë se Dehari ka bërë vetëvrasje.

Në anën tjetër, ish-përfaqësuesi politik i UÇK’së, Bardhyl Mahmuti, është lidhur direkt në emision në T7 ku familja Dehari së bashku me Tomë Gashin po tregon faktet e vrasjes së Astrit Deharit.

Mahmuti si njohës i gjuhës frënge ka treguar gabimet në përkthim të ekspertizës nga instituti mjekësor në Lozanë të Zvicrës, nga ana e prokurorisë në rastin Dehari.

“Duhet të përmendet se i pranishëm ka qenë edhe një person i tretë, thuhet në raport. Është përkthyer se mund të merret parasysh se ekziston mundësia që të jetë i pranishëm edhe një person i tretë. Kjo ndryshon gjithçka”, ka thënë Mahmuti.

“Pastaj në gjuhën frënge thuhet qartë se prej analizave ekziston edhe ADN e huaj. Në përkthim thuhet se ADN e huaj mund të ekzistoj. Kjo është bërë në mënyrë që të fshihet krimi më i madh i pasluftës. Këtu kemi të bëjmë me të dhëna shumë të rëndësishme. Duke thënë objektivisht se personi i tretë është i pranishëm raporti e vërteton këtë. Të thuash që ka pasur pak ose aspak ADN është e pavërtetë. Kjo vërteton se ekspertët neutral kanë bërë një hetim të shkëlqyer”, shton ai.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
21
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
23
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
101
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
75
Next Post
Të pagjeturit, plagë e pashërueshme e Kosovës

Të pagjeturit, plagë e pashërueshme e Kosovës

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi