• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Rasti “Banjska”, polici Behramaj tregon ngjarjen, tregon si e pa të vra*rë rreshterin Bunjaku

22/07/2025 - 09:04:10
Rasti “Banjska”, polici Behramaj tregon ngjarjen, tregon si e pa të vra*rë rreshterin Bunjaku
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Në Pallatin e Drejtësisë po vazhdon edhe sot seanca për rastin “Banjska”.

Aty dëshmoi zyrtari policor, Halim Behramaj.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
21

Ai ka treguar çfarë ndodhi më 24 shtator të vitit 2023, kur rreth orës 02:00, përmes radiolidhjes nga njësia e kufirit, policët kishin pranuar informatë se në fshatin Banjskë janë vendosur barrikada.

“Në atë moment në Stacionin Policor Zveçan, kanë qenë së bashku me kolegët e njësive patrulluese të cilët me të pranuar informatën janë përgatitur shpejtë me dy vetura në përbërje prej një rreshteri dhe tre zyrtarë policor dhe kanë vazhduar lëvizjen në drejtim të lokacionit të përmendur. Me të arritur tek barrikada, i kanë parkuar automjetet në anën e majtë të rrugës. Automjeti i parë i parkuar në rresht ka qenë vetura Skoda të cilën e drejtonte Fahri Shala, vetura e dytë ka qenë Toyota në të cilën kanë qenë Elez Peci dhe rreshter Afrim Bunjaku, vetura e tretë ka qenë Skoda në të cilën ka qenë Halim Behramaj së bashku me kolegun Avni Shala, gjithashtu para barrikadës ka qenë e parkuar edhe një veturë Toyota e policisë kufitare së bashku me tre zyrtarë policor të cilët qëndronin jashtë automjetit në këmbë. Të gjithë koleget kanë dalë nga automjetet dhe janë nisur këmbë në drejtim të barrikadës për të shikuar situatën dhe për të raportuar ngjarjen. Vendi ku ishte barrikada mbi urë në hyrje të fshatit Banjskë ishte e ndriçuar ndërsa fshati dhe hapësira për rreth barrikadës ishte plotësisht në errësirë”, thuhet në dëshminë të cilën e ka dhënë Behramaj, njofton Klankosova.tv.

“Kolegu Elez Peci ka thirrur me zë të lartë të gjithë kolegët duke ua tërhequr vërejtjen se kjo barrikadë mund të jetë kurth për ta, dhe ka kërkuar që të shpërndahen menjëherë dhe të marrin pozicionet për sigurinë e tyre. Ndërkohë, brenda 10 sekondave, fillimisht është dëgjuar një fishkëllim dhe pastaj ka eksploduar një detonim dhe në të njëjtën kohë kanë vazhduar krismat e armëve të llojeve të ndryshme të cilat janë dëgjuar se vinin nga fshatit Banjskë. Më pas, kanë arritur të pozicionohen prapa veturës Skoda së bashku me kolegun Avni Shala dhe iu kanë përgjigjur sulmit me armë. Po ashtu, ka deklaruar se pasi ka shikuar në drejtim të rreshterit Afrim Bunjaku, e ka vërejtur se ishte i shtrirë dhe nuk lëvizte. Më pas kolegët Elez Peci dhe një koleg tjetër i njësisë kufitare kanë arritur ta tërheqin rreshterin Afrim Bunjaku me automjetin Toyota dhe janë nisur në drejtim të Mitrovicës për ta dërguar në Spital. Pastaj, tek ta ka arritur një autoblindë e njësive speciale, të cilët i kanë pyetur se a janë të plagosur dhe pas përgjigjes së tyre, kanë vazhduar në drejtim të barrikadës ku ishin të pozicionuar kolegët tjerë nga njësia e rendit dhe njësia kufitare të cilët i kanë tërhequr nga vendi i ngjarjes, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbetur Behramaj së bashku me kolegun Avni Shala”.

“Pas pak kohe ka arritur një autoblindë tjetër nga drejtimi i Izvorit në të cilën ka hipur Behramaj, ndërsa kolegu Avni Shala e ka marrë veturën Skoda të policisë dhe ka vazhduar me shpejtësi në drejtim të Mitrovicës. Tutje ka shtuar, se së bashku me njësinë e NJRSH- Ferizaj kanë qëndruar disa minuta në Autoblindë e qe gjatë gjithë kohës janë sulmuar, ku goma e autoblindës është dëmtuar dhe kanë bërë një tërheqje afërsisht 500-600 metra, mirëpo edhe në ketë vend janë sulmuar me granata minahedhësi. Në këtë pikë kanë ardhur disa autoblinda të NJRSH, e më pas afërsisht 15 minuta më vonë kanë arritur Njësitë speciale me autoblinda. Në fund, ka deklaruar se ka qëndruar me kolegët e NJRSH- Ferizaj afërsisht deri në ora 09:00 dhe më pas një patrullë e njësisë së Policisë Kufitare e ka marrë dhe është kthyer në DRP – Mitrovica e Jugut”, thuhet tutje në dëshminë e këtij zyrtari policor.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
21
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
23
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
101
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
75
Next Post
Hidhet në air vetura me  një sasi tritoli  në Sarandë

Hidhet në air vetura me një sasi tritoli në Sarandë

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi