• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ramiz Tafilaj: Një popull, një liri, një Miqësi e përjetshme me Amerikën

RA

17/02/2026 - 18:30:44
Ramiz Tafilaj: Një popull, një liri, një Miqësi e përjetshme me Amerikën

Nga Ramiz TAFILAJ
Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve”
17 Shkurt 2026

Sot, qytetarët e Kosovës, por edhe shqiptarët kudo që janë, festojnë me zemër plot 18-Vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Një festë për të cilën është derdhur shumë gjak për më shumë se një shekull. Një festë që nuk është vetëm datë në kalendar, por është amanet, është sakrificë, është histori e shkruar me dhimbje dhe me krenari.

Lexo më shumë

Pronari i Veriu.info, Gazmend Morina reagon ndaj akuzave për financim nga Serbia: “Fajdexhinjtë janë hedhur në aksion”

Pronari i Veriu.info, Gazmend Morina reagon ndaj akuzave për financim nga Serbia: “Fajdexhinjtë janë hedhur në aksion”

February 17, 2026
4
Paratë nga Beogradi: Kush qëndron pas financimit të “Veriu Info”?

Paratë nga Beogradi: Kush qëndron pas financimit të “Veriu Info”?

February 17, 2026
3

Kjo është një festë për të cilën flitet gjatë tërë muajit shkurt, e që arrin kulmin me festime kolektive nëpër shtëpitë tona, në shkollat tona, në çdo qytet e fshat të Kosovës dhe në të gjitha viset shqiptare.

Shkollat dhe organizatat marrin ditë pushimi dhe i bashkohen karvanit të festimeve.

Mediumet elektronike mbushen me postime krenarie, ndërsa diskutimet publike jehojnë me rrëfime për heroizmin e shqiptarëve dhe për rezistencën shekullore për të mos u zhdukur nga faqja e dheut.

Fjalimet shprehin mirënjohje ndaj Zotit, ndaj rezistencës paqësore, por edhe ndaj luftës heroike të të rinjve tanë që në fund të shekullit të kaluar i rrokën armët me moton e pavdekshme “Ose liri, ose vdekje”.

Nga lëvizja gjithëpopullore e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës, te sakrifica e bijëve më të mirë në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e deri tek shpallja e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008, në Prishtinë – çdo etapë është gur themeli i shtetit tonë.

Fjalimet dhe postimet përfundojnë gjithmonë me një histori të shkurtër, por të fuqishme, të miqësisë shqiptaro-amerikane. Një miqësi që nisë me themelimin e Federatës PanShqiptare “Vatra” në Diasporë, vazhdon me mbështetjen e pandërprerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në momentet tona më të vështira dhe kurorëzohet me përkrahjen vendimtare për Lirinë, Pavarësinë dhe Shtetësinë e Republikës së Kosovës.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Historia dhe miqësia mes dy popujve rritet dhe kalitet me edukimin e brezave të rinj dhe me këndvështrimin që ne ua përcjellim atyre. Çdo fëmijë i rritur në Kosovë, në Shqipëri e në Diasporë, tregimet për ngadhënjimin i përfundon me fjalët: “Fal Zotit dhe Amerikës, sot jemi të pavarur dhe të pazhdukur.” Këto fjalë janë të gdhendura në kujtesën tonë kolektive, në zemrën e çdo shqiptari, pa dallim moshe.

Ajo që më shtyu ta shkruaj këtë mesazh, në këtë ditë feste, ishte një vogëlushe nga Hjustoni, vetëm 6 vjeçe – Elena Mekaj, vajza e Flamur dhe Elvana Mekaj, një çift i ri nga Peja që emigruan në SHBA pas ndërhyrjes së NATO-s dhe valës së refugjatëve nga Kosova. Është mbesa e ish Kryetarit të Gjykatës së Apelit, z. Salih Mekaj.

Vitin e kaluar, Elena e festoi Ditën e Pavarësisë në Kosovë me moshatarët e saj dhe e përjetoi nga afër dashurinë dhe mirënjohjen e çdo shqiptari për popullin Amerikan.

Këtë mëngjes feste, ajo iu drejtua prindërve: “Nuk është ferr, që ne të shkojmë në shkollë dhe të mos festojmë sot. Në Kosovë kemi festuar dhe kemi dëgjuar rrëfime për miqësinë shqiptaro-amerikane. Këtu askush në shkollë nuk flet për Ne, për Kosovën dhe për faktin se sa shumë i duam amerikanët. Pse, babi, pse është kështu?!”

Me urtësinë e tij, Flamuri e qetësoi vajzën duke i shpjeguar se në shtete të mëdha, si Amerika, populli jeton i sigurtë dhe nuk ka frikë nga forcat e jashtme; ndërsa ne, si shtet i vogël, kemi dashur që Bota ta dijë se nuk jemi vetëm, se kemi miq e mbrojtje.

Ai e krahasoi këtë me dashurinë e prindërve për fëmijët: prindërit i mbrojnë fëmijët e tyre kur janë të vegjël, dhe kur ata rriten, bëhen të vetëdijshëm për sakrificën dhe dashuria forcohet, duke kaluar nga brezi në brez.

Edhe unë u emocionova nga këndvështrimi i Elenës së vogël. Në pafajësinë e saj fëminore qëndron thelbi i së vërtetës sonë historike: Mirënjohja nuk është dobësi, por madhështi. Të falënderosh është virtyt i një populli fisnik.

Prandaj, të dashur lexues të “Gazeta e Alpeve”, më lejoni që, përmes këtij mesazhi, në emër të Këshillit Botues me kryetar Z. Besnik Mustafaj, dhe të Kryeredaktorit Z. Ramiz Lushaj dhe në emrin tim personal, t’ju uroj 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Po e përfundoj këtë shkrim, ashtu siç e ka dëgjuar Elena në Kosovë, me fjalët që na bashkojnë të gjithëve:
“FAL ZOTIT DHE AMERIKËS” – sot kemi shtet, kemi liri dhe kemi çka të festojmë”!
Urime përjetë, Kosovë! Qoftë e bekuar toka jonë dhe e përjetshme miqësia shqiptaro-amerikane!

_____________
Fotot:
1.- Elena Mekaj 6-vjecare 2.- Elena, një foto-kujtim, në Kosovë, vitin e kaluar, 2025

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Pronari i Veriu.info, Gazmend Morina reagon ndaj akuzave për financim nga Serbia: “Fajdexhinjtë janë hedhur në aksion”
Lajme

Pronari i Veriu.info, Gazmend Morina reagon ndaj akuzave për financim nga Serbia: “Fajdexhinjtë janë hedhur në aksion”

February 17, 2026
4
Paratë nga Beogradi: Kush qëndron pas financimit të “Veriu Info”?
Lajme

Paratë nga Beogradi: Kush qëndron pas financimit të “Veriu Info”?

February 17, 2026
3
Haradinaj për Gërvallën: Votimi i saj i çon sinjalet më të këqija partnerëve tanë
Lajme

Smajlaj: Largimi i Ramushit, nga AAK-ja, është dridhje e tërë skenës politike

February 17, 2026
8
Kaltrina Arifaj shpërthen ndaj Bekim Jasharit: Heshtja juaj për çlirimtarët është zhgënjim i thellë
Lajme

Kaltrina Arifaj shpërthen ndaj Bekim Jasharit: Heshtja juaj për çlirimtarët është zhgënjim i thellë

February 17, 2026
2
Kurti tregon se çka foli në takimin me Ramën
Lajme

Kurti tregon se çka foli në takimin me Ramën

February 16, 2026
24
“U helmua nga toksina e bretkosës”, flet nëna: E dija që e kanë vrarë
Bota

“U helmua nga toksina e bretkosës”, flet nëna: E dija që e kanë vrarë

February 16, 2026
28
Next Post
Haradinaj për Gërvallën: Votimi i saj i çon sinjalet më të këqija partnerëve tanë

Smajlaj: Largimi i Ramushit, nga AAK-ja, është dridhje e tërë skenës politike

Më të fundit

  • Pronari i Veriu.info, Gazmend Morina reagon ndaj akuzave për financim nga Serbia: “Fajdexhinjtë janë hedhur në aksion”
  • Paratë nga Beogradi: Kush qëndron pas financimit të “Veriu Info”?
  • Smajlaj: Largimi i Ramushit, nga AAK-ja, është dridhje e tërë skenës politike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi