• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Smajlaj: Largimi i Ramushit, nga AAK-ja, është dridhje e tërë skenës politike

17/02/2026 - 18:51:12
Haradinaj për Gërvallën: Votimi i saj i çon sinjalet më të këqija partnerëve tanë

Prishtinë – Ish-kandidati për deputet dhe biznesmeni Rasim Smajlaj ka reaguar me një deklaratë të fortë publike pas largimit të Ramush Haradinaj nga skena aktive e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke e cilësuar këtë zhvillim si një “alarm” dhe “dridhje të tërë sistemit politik në Kosovë”.

Në reagimin e tij, Smajlaj tha se largimi i Haradinajt nuk është thjesht një çështje partiake, por një moment me pasoja më të gjera për gjithë skenën politike në Kosova.

Lexo më shumë

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”

August 17, 2026
6
Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
35

“Me largimin e Ramush Haradinaj nga skena aktive e AAK-së, nuk kemi thjesht një zhvillim politik. Kemi një alarm. Kemi një dridhje të gjithë sistemit,” deklaroi Smajlaj, duke shprehur ngushëllime për simpatizantët e kësaj partie.

Ai theksoi se, pavarësisht se nuk ka qenë asnjëherë mbështetës i AAK-së apo i Haradinajt, kontributi i këtij të fundit në luftë dhe në ndërtimin e institucioneve është i pamohueshëm.

“Kontributi i tij në luftë, në ndërtimin e institucioneve dhe sidomos në themelimin e Forca e Sigurisë së Kosovës nuk mund të fshihet nga askush. Kjo është histori, jo propagandë,” u shpreh ai.

Smajlaj ngriti shqetësimin për boshllëkun që mund të krijohet në skenën politike, duke paralajmëruar se largimi i figurave të forta shpesh pasohet nga ngritja e figurave më populiste dhe më pak të përgjegjshme.

Ai përmendi edhe mundësinë që figura të reja politike, përfshirë Dardan Molliqaj, të përfitojnë nga ky ndryshim, ndërsa kritikoi gjendjen aktuale të partive të tjera politike.

Sipas tij, Nisma Socialdemokrate mund të rikthehet në rrënjët e saj pranë Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas tij, po mbijeton më shumë mbi nostalgjinë sesa mbi forcën reale politike.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Në fund, Smajlaj ngriti një pyetje të drejtpërdrejtë për të ardhmen e vendit:
“Kosova nuk ka nevojë për spektatorë. Ka nevojë për burra shteti. Dhe nëse nuk lindin të tillë, atëherë kriza nuk do të jetë politike. Do të jetë kombëtare.”

Reagimi i tij vjen në një moment të ndjeshëm për skenën politike, ndërsa zhvillimet e fundit pritet të ndikojnë në balancat dhe drejtimin e ardhshëm të partive politike në vend.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
Lajme

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”

August 17, 2026
6
Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
Ekonomia

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
35
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
30
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Next Post
Nga Arbëria në Kosovë: Zagrepi përkulet para 300 viteve histori shqiptare

Nga Arbëria në Kosovë: Zagrepi përkulet para 300 viteve histori shqiptare

Më të fundit

  • Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
  • Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi