• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Rama i bërtet Kastratit në telefon që e hoqi taksën për veturat që çojnë ndihma

27/11/2019 - 16:23:12
Rama i bërtet  Kastratit në telefon që e hoqi taksën për veturat që çojnë ndihma
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Milioneri Shefqet Kastrati, i cili menaxhon me kompaninë e tij Rrugën e Kombit, ka vendosur të lirojë nga taksa prej pesë (5) eurove të gjitha makinat, të cilat udhëtojnë nga Kosova për në Shqipëri me qëllim të dërgimit të ndihmave për banorët, të cilët janë prekur nga tërmeti shkatërrimtar, shkruan Gazeta Express.

E këtë vendim Shefqet Kastrati e ka marrë edhe përkundër faktit që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kundërshtuar një kërkesë të tillë paraprakisht, gjatë një takimi të rastësishëm me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili po vizitonte zonat e prekura në Thumanë.

Lexo më shumë

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
8
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
16

Sipas burimeve të Gazetës Express, pas këtij vendimi, Edi Rama ka telefonuar Shefqet Kastratin, drejtuesin e kompanisë që merret me mbikëqyrjen e Rrugës së Kombit dhe i ka bërtitur.

Edi Rama në bisedën që ka pasur me Behgjet Pacollin, ka thënë se ata që dërgojnë ndihma në Shqipëri mund të paguajnë edhe taksën prej 5 eurove, dhe e ka porositur që t’ua bëjë me dije kosovarëve që të mos kërkojnë heqjen e taksës rrugore.

“Tarifa te rruga është detyrim i të gjithëve dhe ka të bëjë me shërbimin e infrastrukturës, me sigurinë rrugore dhe me shtetin, tashi në qoftë se vjen me zemër për të dhënë shumë më tepër sesa ato 5 euro, 5 euro nuk janë një diskriminim ato paguhen në të dy anët e kufirit dhe ne edhe në Kosovë dhe në Shqipëri do të shkojmë drejt rrugëve me pagesë siç i ka gjithë bota. Kjo është e para dhe ato 5 euro janë kontribut i të gjithëve për shtetin vetveten në kuptimin e garancisë së shërbimit. Është e pabesueshme kjo histori, nuk e kuptoj dot si mund të lidhen këto gjëra”, ka thënë Rama.

Sot ndërkaq, kompania që mbikëqyr autostradën Milot – Morinë ka njoftuar se duke filluar nga dje ka lejuar kalimin pa pagesë të të gjitha makinave që janë solidarizuar apo kanë sjellë ndihma për të prekurit nga tërmeti.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, është bërë e ditur se ata do të lejohen të kalojnë pa pagesë deri në përfundim të situatës emergjente. “Ju informojme se shoqeria koncesionare e autostrades Milot – Morine (Rruga e Kombit), duke filluar qe nga dita e djeshme date 26.11.2019 ka lejuar kalimin pa pagese te te gjithe makinave (individe, shoqata, institucione te Kosoves, Shqiperise, etj), të cilët janë solidarizuar apo qe kane sjelle ndihma per te prekurit nga termeti. Këto grup personash do te lejohen te kalojne pa pagese deri ne perfundim te situates emergjente”, thuhet në komunikatë.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
8
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
16
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
31
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
95
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
71
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
40
Next Post
Pas Ushtrisë edhe Policia e Kosovës niset drejt Shqipërisë

Pas Ushtrisë edhe Policia e Kosovës niset drejt Shqipërisë

Më të fundit

  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi