• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Protestuesit kërkojnë që Kurti të shkojë në Stantërg

12/02/2020 - 12:10:09
Protestuesit kërkojnë që Kurti të shkojë në Stantërg

Aplikantët e pakënaqur me procesin e fundit të punësimit në ndërmarrjen Trepça, në ditën e tretë të protestës janë duke protestuar para minierës së Trepçës në Stantërg, duke kërkuar ardhjen në mesin e tyre të kryeministrit të Kosovës dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik, për zgjidhjen e problemit.

Në të kundërtën, ata paralajmëruan nga dita e enjte pjesëmarrje në protestë edhe të fëmijëve, nxënësve, personave me aftësi të kufizuar dhe të tjerëve.

Lexo më shumë

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
26
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11

Nehat Mehmeti, njëri nga aplikantët e konkursit për punëtor në minierë, ka bërë të ditur për KosovaPress se në këtë konkurs janë pranuar njerëz që kanë pasur më pak pikë, ndërsa janë refuzuar të tjerët me numër pothuajse maksimal të pikëve.

“Në dorë kam listën e rezultateve të testit me shkrim , dhe kam po ashtu listën përfundimtare të personave të pranuar. Në testin me shkrim kam marrë 94 për qind të pikëve, ndërsa ka aplikantë të cilët në testin me shkrim kanë marrë 53 për qind dhe janë në listën e të pranuarve”, ka thënë Mehmeti.

Ai thotë se jeton me prindërit, bashkëshorten dhe dy fëmijë, ndërsa vazhdon të kërkoj punë gjithandej, pa zgjedhur fare, përkundër faktit se është i diplomuar në fakultetin ekonomik.

Edhe Alkan Halili, një tjetër aplikant me shkollim superior në këtë konkurs, përkatësisht gjeolog i diplomuar, tha se përkundër faktit që ka arritur pikët maksimale në test, ka mbetur jashtë listës së atyre që janë pranuar.

Sipas tij, gjatë këtij konkursi janë shkelur të gjitha të drejtat elementare të punëtorëve, sepse kusht kryesor për pranim ka qenë paraja dhe pozicionimi partiak.

“Kam aplikuar për punëtor të thjeshtë, nuk jam pranuar, edhe pse testin e kam kaluar, kam marrë pikët maksimale në test, mirëpo në fund nuk kam arrritur të dalë qysh kanë dashur këta.. Këtu ka pasur parregullsi, janë shkelur të drejtat e punëtorëve…Kanë marrë me të njofshëm, kanë marrë njerëz të cilëve ju punojnë prindërit këtu…Kusht i parë ka qenë paraja dhe e dyta me qenë partiak, që ne në këtë rast nuk kemi qenë.. sillet 5 mijë, 6 mijë deri në 10 mijë euro”, theksoi Halili.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Në anën tjetër, Arsim Musa, nga këshilli protestues, ka kërkuar ardhjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për zgjidhjen e këtij problemi.

Në të kundërtën, shtoi ai, protesta e nesërme do të nxjerr në rrugë fëmijë, nxënës, persona me aftësi të kufizuara, pleq e të rinj.

“Ne kërkojmë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, të vinë këtu pranë nesh dhe t’i zgjidhim këto derte e halle…Ndryshe, nëse nuk vinë, nesër kemi me i marrë edhe nxënësit, njerëzit me aftësi të kufizuara, të vjetër e të ri”, sqaroi për KosovaPress Musa.

Protesta është duke vazhduar e qetë dhe forcat policore janë prezente gjatë gjithë kohës, të cilat po e vëzhgojnë situatën nga afër. Ndryshe, protestuesit në këto momente deri sa po raportojmë, kanë ngritur tenda dhe kanë sjellë stufa dhe lëndë djegëse, në të cilat po qëndrojnë kohë pas kohe për shkak të motit të ftohtë që po mbretëron në Stantërg.

Share23TweetSendShareSend

Related Posts

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
Ekonomia

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
26
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
30
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
107
Next Post

Kurtit e shkarkon edhe djalin e Ibrahim Rugovës

Më të fundit

  • Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi