• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

PDK vazhdon me kritika ndaj Qeverisë Kurti, e quan të paaftë dhe të papërgatitur

24/04/2021 - 08:57:43
PDK vazhdon me kritika ndaj Qeverisë Kurti, e quan të paaftë dhe të papërgatitur

Partia Demokratike e Kosovës nuk po i ndal kritikat ndaj qeverisë Kurti, duke e quajtur të paaftë dhe të papërgatitur.

Muajin e parë të qeverisjes e vlerësojnë si fillimin më të dobët të mundshëm të një qeverie. Ndërkohë, e shohin të dëmshme edhe mungesën e platformës për dialog të kryeministrit Albin Kurti, disa ditë para vizitës së tij në Bruksel.

Lexo më shumë

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
16
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
20

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri thotë se Qeveria Kurti vetëm është duke improvizuar.

“Realisht ky ka qenë fillimi më i dobët i mundeshim i një qeverie. As ne si PDK nuk e kemi prit duke pas parasysh se Kurti ka qenë për 12 vite në opozitë dhe ka qenë një lloj opozitari i zellshëm dhe kritikues jashtëzakonisht i madh i proceseve që kanë ndodhur në qeverisjet që PDK ka drejtuar dhe ka qenë pjesë e tyre. Në këtë rast, ajo që kemi pa ky ekip qeveritar dhe ky kryeministër janë totalisht të papërgatitur dhe të paaftë për të qeverisë vendin. Ajo që menjëherë duhet të ndodhte pas votimit të qeverisë është që të vinte programi qeveritar në Kuvendin e Kosovës. Realisht seanca e parë që duhet të mbahej pas formimit të qeverisë do të duhej të ishte programi i kësaj qeverie…

Unë si opozitar do të doja me kritiku dhe pas qasje kritike ndaj politikave të caktuara. Mirëpo këtu nuk ke ndaj kujt me pas kritik sepse nuk ka kurrfarë kritike. Këtu kemi kritik ndaj kryeministrit dhe qeverisë vetëm që nuk kanë plan. Është bërë një muaj dhe këta po mundohen me improvizuar”, thotë Tahiri.

Ai i konsideron të papranueshme vendimet e fundit të qeverisë, siç tha për zbritjen e shtesave për mjekët dhe pensionistët.

“Në vend që të ndihmohen edhe më shumë pensionistët sepse janë një kategori e atakuar nga pandemia, këta shkojnë dhe iu zbresë. Kjo është e papranueshme, unë i kërkoj kësaj qeverie ta rishikojë këtë vendim sepse është e papranueshme. Në anën tjetër zbriten shtesat për mjekët që vërtet janë heronj tanë që po ballafaqohen në vazhdimësi me pandeminë. Këtu po e them që kjo qeveri nuk e qeverisë vendin në bazë të rrethanave që janë krijua sepse nuk mundesh me pas prioritet tjetër kur atakohesh prej pandemisë”, deklaron Tahiri.

Lidhur me vizitën e kryeministrit Albin Kurti javën e ardhshme në Bruksel, Tahiri thotë se mungesa e një strategjie për dialogun është e dëmshme.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Qasja e kryeministrit Kurti në raport me dialogun, pa e pas një vizion të qartë dhe listë të temave dhe vijat e kuqe se deri ku mund të shkojë është e dëmshme për Republikën tonë, sepse kjo i bie se ky do të pranojë çka do që i servohet në tavolinë. Kjo është e papranueshme, prandaj edhe ne po i kërkojmë në vazhdimësi agjendën, listën e temave që ky kryeministër mund t’i ketë…PDK nuk lejon që të ndërmerret asnjë kompromis i vetëm që cenon funksionalizimin e Republikës tonë. Çfarëdo krijimi i ndonjë strukture që do të cenonte funksionalizimin e shtetësisë tonë padyshim që për PDK-në do të jetë i papranueshëm”, thotë ai për kp.

I pari i deputetëve të PDK-së kritikon qeverisjen Kurti edhe për mungesën e një plani për sigurimin e vaksinave.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk e ka plan, ide dhe nuk e ka haberin për sigurimin e vaksinat. Në fund të fundit, nuk është ndonjë që fshihet ndonjë filozofi e madhe brenda tyre, i dina kompanitë që prodhojnë vaksina. Krejt çka do të duhej të ishte, është një angazhim më serioz i kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë në kontaktet me këto kompani dhe nuk po i shohim. Në anën tjetër, jemi dëshmitar se numri i vdekjeve në Kosovë po rritet çdo ditë e më shumë. E çka po bënë qeveria, po e ulë numrin e testimeve, gjë që duhej të ishte e kundërta. Prej se ka ardh ky kryeministër, numri i testimeve po bie, derisa numri i vdekjeve po rritet. Kjo është tmerr”, thotë ai.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
16
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
20
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
31
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
96
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
72
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
40
Next Post
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Babai e gjen të vdekur djalin në dhomën e gjumit në Fushë Kosovë

Më të fundit

  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi