• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

“Pamje të tilla nuk do të përsëriten…”, Ministria e Shëndetësisë arsyetohet për tollovinë te salla “1 Tetori”

14/05/2021 - 18:52:08
“Pamje të tilla nuk do të përsëriten…”, Ministria e Shëndetësisë arsyetohet për tollovinë te salla “1 Tetori”

Jeta e mijëra qytetarëve të Kosovës u rrezikua ditën e sotme pasi u krijua tollovi te salla “i Tetori” në Prishtinë nga numri i madh i të interesuarve për vaksinim. Ministria e Shëndetësisë është arsyetuar lidhur me rastin.

Zyrtari i kësaj ministrie, Faik Hoti, thotë se tollovia u shkaktua pasi qytetarët nuk e kishin kuptuar drejt informacionin se ku do të mund të drejtoheshin për të marrë dozën e parë kundër koronavirusit.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
186
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48

“Procesi i vaksinimit në Kosovë ka filluar me vonesë në krahasim me vendet e tjera dhe pas fazës së parë që kishte përfshirë disa kategori të caktuara në vaksinim, nga dita e mërkurë në Kosovë u fillua me fazën e dytë të vaksinimit ku prioritet iu tha një grupacioni, një kategorie në numër shumë më e madhe se kategoritë që janë vaksinuar në fazën e parë. Me qëllim të përshpejtimit të këtij procesi dhe të rritjes së spektrit të atyre që do të përfshihen në procesin e vaksinimit kundër Covid-19 në Kosovë Ministria e Shëndetësisë filloi nga e mërkura që të vaksinojë qytetarët e moshës mbi 65 vjeçare me qëllim të krijimit të imunitetit të tyre për mbrojtje nga Covid-19”, thotë Hoti për RTK-në.

“Ditën e parë patëm gjithashtu një fluks të madh të qytetarëve ndërsa sot ishte fluksi edhe më i madh sepse duket se disa qytetarë nuk e kanë kuptuar drejtë informacionin e dhënë që nga dita e sotme procesi i vaksinimit shtrihet në të gjitha komunat përveç vaksinimit në sallën “1 Tetori”, shtoi ai.

“Problemi nuk është tek qytetarët. Natyrisht ne ishim të interesuar që informacioni të shkojë të secili dhe secili qytetar sot vaksinën kundër Covid-19 mund ta marrë në komunën e vetë mirëpo interesimi ishte jashtëzakonisht i madh sidomos në orët e paradites me ç’rast u krijuan ato pamje që nuk i dëshirojmë as ne mirëpo për fat të mirë gjatë ditës procesi u stabilizua”, theksoi Hoti.

Sipas Hotit, pamje të tilla nuk do të përsëriten.

“MSH është e përkushtuar dhe siguron qytetarët se pamje të tilla më nuk do të ndodhin për shkak se gjatë ditës së sotme është punuar me komunitetin”, tha ai.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës kishte njoftuar të mërkurën , më 12 maj, do të nisë vaksinimi i personave mbi 65 vjeç kundër koronavirusit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kosova ka marrë dozat e para të vaksinës AstraZeneca – 24,000 sosh – në fund të marsit, përmes programit Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

BE-ja ka ndarë gjithsej 95,000 doza të vaksinave për Kosovën, të cilat do të shpërndahen gradualisht.

Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk ka nënshkruar ndonjë kontratë për blerjen e vaksinave kundër koronavirusit dhe çdo dozë e siguruar deri më tash është donacion ose nga BE-ja, ose nga OBSH-ja.

Të premten, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arriti në 106.803, i viktimave në 2.220 dhe i të shëruarve në 99.097.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
186
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
149
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
201
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
40
Next Post
Vdes një 61-vjeçar pas një vetaksidenti në Podujevë

Vdes një 61-vjeçar pas një vetaksidenti në Podujevë

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi