• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ora Rolex për Sveçlën – Antikorrupsioni fillon hetimin

06/06/2022 - 14:13:36
Ora Rolex për Sveçlën – Antikorrupsioni fillon hetimin

Agjencia Kundër Korrupsionit e ka konifirmuar se Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, e ka pranuar si dhuratë një orë “Rolex” nga Kryeministri i Katarit, Sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al-Thani, gjatë vizitës që zhvilloi atje. Por, çfarë thotë Ligji për dhuratat? Si duhet të veprojë një zyrtar kur pranon dhuratë dhe a mund të ndëshkohet?

Para një jave, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka qenë për vizitë në Katar. Prej atje s’është kthyer duarthatë. Atij i është dhuruar një orë “Rolex” nga Kryeministri i Katarit.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
141
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
195

Sipas çmimeve të publikuara nëpër faqe në internet, ora më e lirë nga kjo firmë kushton 5 mijë e 700 dollarë.

Se një dhuratë e tillë i është bërë Sveçlës e kanë konfirmuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Drejtori i AKK’së, Yll Buleshkaj, ka deklaruar për Gazetën Express se Kabineti i Ministrit Sveçla ka njoftuar për këtë dhuratë dhe që e njëjta do të deklarohet.

Buleshkaj ka thënë se Ligji e parasheh një procedurë administrative për deklarim të dhuratave protokolare, për të cilën thotë se sipas informatave që ka është inicuar.

“Atë që mund ta konformoj është që kabineti i Ministrit e ka njoftuar Zyrën e Drejtorit të AKK për këtë dhuratë protokolare që ka pranuar në Katar dhe që e njëjta do deklarohet. Ligji e parasheh një procedurë administrative për deklarim të dhuratave protokolare e cila sipas informatave që posedoj është inicuar. Me vjen keq, por për vleren nuk mund tē ju them diçka por me gjasë ka vlerë të konsiderueshme”, ka thënë Buleshkaj për Express.

Sipas Ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurisë dhe prejardhjen e dhuratave, “personi zyrtar nuk mund të kërkojë ose të pranojë dhurata ose favore të tjera për vete, as për anëtarët e familjes, që kanë të bëjnë me ushtrimin e detyrave zyrtare dhe të cilat ndikojnë, ose mund të ndikojnë në ushtrimin e detyrave zyrtare, përveç dhuratave protokollare dhe dhuratave të rastit.”

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Dhurata protokollare konsiderohen dhuratat e sjella nga përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe të organizatave ndërkombëtare gjatë vizitave dhe rasteve të tjera dhe dhuratat e sjella në kushte të ngjashme.

Menjëherë pas pranimit, ose pas kthimit në vend, zyrtari duhet të paraqesë dhuratën.

“Personi zyrtar duhet ta informojë me shkrim eprorin e tij, nëse i është ofruar ose dhënë një dhuratë pa paralajmërim dhe në rrethana specifike. Në rast se personi zyrtar është drejtues institucioni, ai duhet ta informojë Agjencinë”, parasheh ligji.

Dhuratat protokollare bëhen pronë e institucionit në të cilin personi zyrtar ushtron detyrën, sipas ligjit.

Por nëse zyrtari që e ka pranuar dhuratën bën kërkesë, Agjencia me vendim mund të lejojë të merret dhurata nëse ekzistojnë arsye bindëse se dhurata i është dhënë për qëllime personale.

“Me kërkesën e personit zyrtar që ka pranuar dhuratën, Agjencia me vendim mund të lejojë të merret dhurata nëse ekzistojnë arsye bindëse se dhurata i është dhënë për qëllime personale dhe nuk ndikon ose nuk duhet të ndikojë në kryerjen e detyrës zyrtare”, parashihet me ligj.

Për zyrtarët që i shkelin dispozitat e këtij ligj, mund të merren masa disiplinore e në rast dyshimi për vepër penale, Agjencia pas hetimeve paraqet kallëzim penal.

“Nëse Agjencia konstaton se personi zyrtar i ka shkelur dispozitat e këtij ligji dhe nëse shkelja nuk dyshohet se përbën vepër penale, informon institucionin në të cilin personi zyrtar ushtron detyrën dhe kërkon që ndaj shkelësit të merren masa disiplinore. Institucioni përkatës duhet ta informojë Agjencinë për masat disiplinore që janë marrë ndaj personit zyrtar.

Në raste dyshimi për vepër penale, Agjencia pas hetimeve të kryera, ia paraqet kallëzimin penal prokurorisë kompetente”, thuhet në ligj.

Ndryshe, në media u raportua dje se ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka pranuar dhuratë nga sheiku i Katarit një orë Rolex në vlerë 30 mijë euro, të cilën ia ka falur ministrisë si suvenir të çmuar.

Lajmi nga mediumi Kosova Neës, u shpërnda më pas edhe nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili tha se Sveçla ka bërë një gjest jashtëzakonisht të mirë.

Një reagim ka ardhur edhe nga Arbër Zaimi, zyrtar i VV-së.

Ai ka shkruar në Facebook me një dozë sarkazme, duke thënë se Sveçla duhet të sigurohet që Rolexin të mos mund ta përvetësojë ndonjë ministër nga partië tjera në të ardhmen.

“Xhelal Sveçla nuk mjafton që nuk e mban për vete dhuratën e shtrenjtë, por ia kalon inventarit të shtetit. Ai duhet të sigurohet që Rolexin të cilin ia dhuroi kryetari i Katarit nuk do të mund ta përvetësojë ndonjë ministër nga partitë e hajnave, atëherë kur do të kenë mundësi të vijnë në pushtet, pra më së afërmi në vitin 2033”, ka shkruar Zaimi./Gazeta Express

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
141
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
195
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
74
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
39
Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
Lajme

Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video

March 17, 2026
24
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Alarm për Kosovën: Tramp po planifikon ti tërheq ushtarët nga Kosova – Dokumenti

March 12, 2026
1.1k
Next Post
Vuçiq me kërcënim të drejtpërdrejt për Kosovën: Keni 24 orë kohë!

Ja si Vuçiq e uron presidentin e ri të Shqipërisë

Më të fundit

  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
  • Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro
  • Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi