• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Opozita kërkon reformë zgjedhore, Qeveria synon ndryshimet në Ligjin për zgjedhje

18/04/2021 - 09:30:26
Opozita kërkon reformë zgjedhore, Qeveria synon ndryshimet në Ligjin për zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje prioritet e ka plotësim-ndryshimin e Ligjit për zgjedhje për t’ua mundësuar mërgatës votimin në ambasada e konsullata, e këtë plotësim-ndryshim synon ta bëjë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Kjo sërish po kundërshtohet nga partitë opozitare e shoqëria civile, të cilët deklarojnë se prioritet duhet të jetë reforma e tërësishme zgjedhore dhe jo një plotësim-ndryshim i tillë.

Pozita një ndryshim të tillë të Ligjit për zgjedhje ka tentuar ta bëjë edhe para zgjedhjes së presidentes së vendit, por që më pastaj pas kundërshtimeve është tërhequr nga kjo iniciativë.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
186
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, thotë se është e rëndësishme që të adresohet reforma zgjedhore, por që deklaron se prioritet i të gjitha çështjeve është që mërgatës t’i mundësohet votimi nëpër ambasada e konsullata.

Ndonëse nuk jep një datë se kur kjo parti do të dërgojë sërish në Kuvend plotësim-ndryshimin e Ligjit për zgjedhje, thotë se një gjë e tillë do të bëhet shumë shpejt në mënyrë që i njëjti të jetë gati për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

“Po mund të adresohen dhe duhet të adresohet reforma zgjedhore, por është prioritet që sa më parë pengesat e dala në zgjedhjet e fundit sidomos sa i përket pjesëmarrjes së bashkatdhetarëve të përmirësohen sa më parë edhe për faktin se në fund të vitit do të kemi zgjedhje lokale dhe nuk kemi pse na përsëriten të njëjtat çështje. Ndërkohë që çështja e reformës zgjedhore mund të vazhdojë përgjatë legjislaturës, për të përmirësuar aspektet më në detaje duke pasur një diskutim të thellë dhe të gjerë për çështje për të cilat mbase mund të ketë edhe pikëpamje të ndryshme…Është e rëndësishme që të përmirësohet ky element dhe besoj që do të bëhet shumë shpejt për të qenë gati që për zgjedhjet lokale në vjeshtë bashkatdhetarët tanë të kenë mundësinë që të votojnë përveçse me postë edhe nëpër ambasada dhe konsullata”, thotë ai.

Por, partitë opozitare e kundërshtojnë një ide të tillë që të bëhet vetëm plotësim-ndryshimi i Ligjit të zgjedhjeve, e të cilët kërkojnë që të ketë reformë të tërësishme zgjedhore.

Deputeti i PDK-së, njëherësh anëtar i Komisionit për legjislacion, Hajdar Beqa, thotë se si parti konsiderojnë se Kosova ka nevojë për një reformë të thellë zgjedhore, por që thotë për një reformë që del si rezultat i konsensusit të gjithë spektrit politik.

Ai shprehet se janë pro lehtësimit të procesit të votimit për mërgimtarët, por që thotë se janë kundër që kjo të bëhet vetëm përmes plotësim-ndryshimit të Ligjit aktual për zgjedhje.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Partia Demokratike është për një reformë të thellë zgjedhore, kurse unë propozimin që e kam parë nga subjekti politik LVV e cila e ka pru në mënyrë urgjente në Komisionin për legjislacion dhe në të njëjtën kohë edhe për seancë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ajo nuk ka të bëjë me një reformë zgjedhore. Reforma nuk bëhet pjesë-pjesë duke ndryshuar ligji, por duhet të ndryshohet ndoshta të bëhet një gamë e gjerë legjislative, e cila do ta bëjë një gjithëpërfshirje të reformës, por paraprakisht duhet të ketë konsultime politike”, thotë ai.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, thotë se si parti reformën zgjedhore e shohin si një proces tejet të rëndësishëm për vendin, e në mënyrë që të realizohet potencon se duhet një konsensus i të gjithë spektrit politik.

Ai thotë se nuk do ta mbështesin iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje që të bëjë vetëm plotësim-ndryshimin e Ligjit për zgjedhje.

“Jemi kundër dhe nuk do të marrim pjesë në reformë sa për sy e faqe, do të jemi gjithmonë mbështetës i një reforme që ka një proces të konsultimit paraprak…Jemi kundër, ne nuk do të mbështesim agjenda elektorale politike të njëanshme që pushteti i bënë në raport me Ligjin e zgjedhjeve. Ligji i zgjedhjeve është baza e demokracisë, kushdo që tenton ta prek ligjin e zgjedhjeve pa diskutim dhe konsultim paraprak me akter partitë politike parlamentare, jo parlamentare, shoqërinë civile, faktorin ndërkombëtar synon ta kap pushtetin përmes Ligjit për zgjedhje”, thotë ai.

Kundër plotësim-ndryshimit të Ligjit për zgjedhje janë edhe nga shoqëria civile, derisa reformën zgjedhore e quajnë si te domosdoshme.

Florent Spahija, nga Demokracia në Veprim, thotë se Lëvizja Vetëvendosje duhet ta ketë prioritet komplet reformën zgjedhore dhe jo vetëm ndryshimin e Ligjit për zgjedhje.

“Konsideroj që LVV si parti e parë duhet ta konsiderojë ta ketë komplet reformën në kuadër të ndryshimeve që bëhen, e jo vetëm në mënyrë parciale. Për shkak se herë do kur na duhet ta ndryshojmë atë dhe meqë tash janë mundësitë edhe kemi një mazhorancë më të madhe në Kuvend atëherë konsideroj që është e nevojshme dhe është e mundshme me u bë ndryshime shumë të mira edhe në bashkëpunim me partitë opozitare po edhe në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile që merren me këtë fushë, po edhe me partnerë ndërkombëtarë. Pra, me u mbledh të gjithë së bashku dhe me bë një ligj zgjedhor shumë të mirë”, thotë ai.

Ai thotë se pozita i ka numrat për ta miratuar një ndryshim të tillë, por që thotë se kjo nuk është e mirë pasi që vendit i duhet një reformë e tërësishme zgjedhore.

Ndër vite proceset zgjedhore janë monitoruar nga Demokracia në Veprim, e që pas çdo palë zgjedhje rekomandimi kryesor ka qenë se duhet të ketë një reformë zgjedhore. Edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit, DnV ka dhënë rekomandim se reforma zgjedhore duhet të jetë një nga prioritetet kyçe të spektrit politik duke u bazuar në parimet e gjithëpërfshirjes dhe transparencës

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
186
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
149
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
201
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
40
Next Post
427 mijë e 371 qytetarë aplikuan për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti

427 mijë e 371 qytetarë aplikuan për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi