• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

“O komandantat e PAN’it: Jetuat si mbretër, mos u hidhni si kuçedrat”

06/02/2020 - 12:41:54
“O komandantat e PAN’it: Jetuat si mbretër, mos u hidhni si kuçedrat”

Nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK’së, Nasim Haradinaj, u ka dhënë disa këshilla opozitës, që përbëhet nga partitë e ish-komandantëve të UCK’së. Ai u kërkon që të mos vajtojnë e i akuzon se kanë dhënë territor, kanë krijuar Gjykatën Speciale, e për fajt të tyre janë larguar të rinjtë nga vendi. Nasim Haradinaj i akuzon partitë e komandantëve që kanë punësuar të paditur.

Haradinaj i ka akuzuar opozitën e tanishme të përbërë nga PDK’ja, AAK’ja e Nisma, se 20 vjet kanë jetuar si mbretër, pa u interesuar për popull.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
188
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48

“Dy dekada keni qenë në pushtet dhe secili prej jush ka jetu si mbret, ndërsa për popull asnjërit prej jush s’i ka ngrënë palla, prandaj kapeni vetën për hunde dhe mos u ankoni “jo është fajtorë tezja, jo daja, jo halla”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Gazeta Express.

Madje Haradinaj akuzon pushtetin e deritanishëm për nepotizëm, duke thënë se kanë ardhur në pushtet “tezja, halla e daja” dhe me padituri, sipas tij, e kanë shkretuar vendin.

Ai i lë fajtorë opozitën për Gjykatën Speciale, për dhënie të territorit Maqedonisë Veriore e Malit të Zi, përmes demarkimeve të kufijve, për largim nga vendi të qytetarëve.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotën të Haradinajt:

Opozitë e dashur :

Nuk është koha për vetvajtim në stilin :

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Iuu nonë bre çka na gjeti, nuk na dha votën mileti”.

Dy dekada keni qenë në pushtet dhe secili prej jush ka jetu si mbret, ndërsa për popull asnjërit prej jush s’i ka ngrënë palla, prandaj kapeni vetën për hunde dhe mos u ankoni “jo është fajtorë tezja, jo daja, jo halla”.

Tezja, daja dhe halla me ndihmën e juaj kanë ardhur në pushtet dhe e kanë shkretu me pa diturinë e tyre edhe më tepër Kosovën e shkretë.

Dy dekada i keni pasur kohë për m’e tregu rezultate dhe rezultatet tuaja më të medha kanë qenë:

1.Aprovimi i Gjykatës një etnike Speciale,

2. Aprovimi i Demarkacionit me Maqedoninë ku Kosova i ka humbur 2000 hektarë,

3. Aprovimi i Demarkacionit me Malin e Zi ku Kosova i ka humbur 8300 hektarë edhe pse për këtë kauzë të rrejshme paraprakisht e kallët krejt Kosovën.

4. Zbrazja e Kosovës nga të rinjtë , të rejat, e jo rrallëherë edhe nga pleqtë dhe plakat.

Nuk vajtojnë burrat siç vajtuat ju ditën kur u zgjodh Qeveria, sepse i gërditeni jo vetëm popullit, por edhe Zotit nëse ekziston një i tillë.

Ju në vend se m’e reflektu, mu pendu, me ulë kokën prej turpit dhe m’i pranu gabimet, po qitni zjarr prej gojës si kuçedrat.

Arroganca e njerëzve që kanë mëkatuar dhe abuzuar dy dekada me pushtetin është totalisht e shëmtuar dhe papranueshme

Prandaj nëse vazhdoni me këtë taktikë j’u betohem në komb dhe flamur që keni me humb edhe më tepër mbështetjen e sovranit, gjegjësisht popullit.

Keni m’u shkri si kokrra e sheqerit në ujë dhe s’ka m’e j’u ndihmu asnjë herë vajtimi në stilin oj, oj, oj e uj, uj, uj..

Ai njeri që ua ka përpiluar këtë strategji amatore retorike dhe praktike të veprimit destruktiv dhe vetvajtues është armiku juaj më i madh.

Nëse ju frigoheni aq shumë prej Albinit me të cilin s’keni qenë kurrë në koalicion, atëherë pse keni frikë nga Ldk partneri juaj i përhershëm në të kaluarën?

Frika juaj sipas kësaj matematike do të duhej të reduktohej së paku 50%.

Sa më të dobët që dëshmoheni ju në të ardhmën si opozitë, aq më lehtë do ta ketë Qeveria për të abuzuar me përgjegjësinë e saj.

Prandaj, mos e paragjykoni punën e qeverisë së sapoformuar, por në vend të kësaj bëjeni një analizë të gabimeve, mëkateve dhe dështimeve tuaja.

Çdo njeri që e kërkon gabimin të tjetri pa e kërkuar së pari te vetvetja, është një njeri i padenjë për pushtet, sepse pushteti i suksesshëm bazohet në përgjegjësi dhe llogaridhënie.

Mirëpo si duket ju aq jeni llastuar me votën e pamerituar të popullit në të kaluarën, sa që këtyre dy fjalëve ia keni harruar kuptimin.

30% të deputetëve tuaj në të kaluarën kanë dalë në foltore vetëm nëse dikush ka bërë sevap për t’ua përpiluar një shkrim, prandaj nuk janë në gjendje për t’i lexuar as shkrimet e tyre si duhet dhe kjo është turpi i turpit.

Veprimi juaj më i duhur në këto çaste të vështira për Kosovën do të ishte adresimi i nevojës për unitet Pozitë-Opozitë për temat e rënda që e presin Kosovën.

Sepse asnjë karrierë politike nuk është më e rëndësishme se sa populli, shteti dhe atdheu.

E sa i përket Qeverisë së sapozgjedhur, ju duhet të jeni monitorues të punës së saj, e qe besa edhe gjeneratorë të ideve të reja së si mund të perfeksionohet puna.

Nëse këtë nuk jeni të aftë ta bëni e që edhe po dyshoj shum, me ketë qasje që filluatë, dijeni që keni për të perënduar politikisht si dielli në ferr.

Kaq pata për të thënë kësaj radhe.

Sinqerisht :

Nasim I.Haradinaj

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
188
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
150
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
203
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
41
Next Post
Gjykata refuzon që Thaçi, Haradinaj e Mustafa të dëgjohen si dëshmitarë në gjykimin e rastit ‘Veteranët’

Gjykata refuzon që Thaçi, Haradinaj e Mustafa të dëgjohen si dëshmitarë në gjykimin e rastit ‘Veteranët’

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi