• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

“Në qershor plazhet në shqiperi do të jenë të hapura”

28/04/2020 - 17:21:16
“Në qershor plazhet në shqiperi do të jenë të hapura”

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se është optimist se në qershor plazhet në Shqipëri do të jenë të hapura.
Sipas Minxhozit, në këtë kohë armiku më i madh nuk është koronavirusi, por është stresi, ankthi, të cilat patjetër duhet evituar.

Kurse për situatën në Shqipëri ka thënë se, “edhe ata që janë pranë detit nuk po lahen. Kjo sëmundje është bërë pengesë e madhe.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22

Them që kushdo në Kosovë mund të planifikojë të shkojë në Shqipëri sepse ajo do të jetë e hapur”.

Megjithatë, ai thotë se është e rëndësishme që situata të stabilizohet edhe në Kosovë edhe në Shqipëri.

“Ne jemi me fat që ka rënë shkalla e agresivitetit të koronavirusit. Shqipëria ka qenë në një fazë më të hershme. Do të jetë shumë e rëndësishme që të kemi situatë stabile edhe në Kosovë edhe në Shqipëri në mënyrë që të shkojmë drejt plazheve. Por, duhet të jemi të kujdesshëm.

Qarkullimi rrugor është i pandërperë për mallrat, por për njerëzit do të duhet më tepër kohë, ndoshta më tepër se dy javë. Ajo që është e rëndësishme është se po merren masat pasi do të jetë një sezon krejtësisht ndryshe”, ka thënë Minxhozi në KTV.

Ai nuk pret që të ketë turizëm ndërkombëtar, derisa thekson se humbjet janë të mëdha për shkak të Covid-19.

“Gjithë bota do të ndryshojë pas Covid-19. Po u arrit 30-40 për qind të të ardhurave të vitit të kaluar do të ishim shumë të kënaqur. Në këto kushte mendojmë që të organizojmë më mirë turizmin brenda për brenda vetes. Njerëzit do të pushojnë brenda, e ne do të zhvillojmë edhe turizmin e vogël, atë familjar. Fluksi i vitit të kaluar është i pamundur të arrihet”, ka thënë ai.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Megjithatë, Minxhozi thekson se më i rëndësishëm është shëndeti publik, porse është optimist se qershori do të jetë me plazhe të hapura.

“Përpara turizmit kemi shëndetin e njerëzve, në asnjë mënyrë s’mund të bëjmë gabime sepse mund të ketë pasoja të parikthyeshme. Është shumë shumë e rëndësishme që të mos dëmtohet sektori i shëndetësisë. Ne duhet të mendojmë se jemi një familje e përbashkët dhe duhet të bëjmë hapa të kujdesshëm.

Kur flasim për kufijtë duhet të kemi parasysh cila është shkalla e rikuperimit dhe cili është shkalla e koronavirusit. Aty ku jemi të sigurt aty do të hapim kufijtë. Mendoj se qershori do të jetë një muaj plazhi për të gjithë ne”, ka thënë Minxhozi.

Minxhozi ka bërë thirrje që të ketë kujdes të shtuar.

“Ka rënie të mallrave natyrisht, sepse kalojnë vetëm ato esenciale. Kjo bëhet për të ruajtur dhe të kemi situatën nën kontrollë.

Por, është e rëndësishme se është arritur të ketë një ndërgjegjësim tek ne.

Shpresojmë që të mos ketë një shpërthim, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi do të ketë përceptim të ri të organizimit. Ne kemi pasur një vit shumë të vështirë, edhe për shkak të tërmetit”, ka thënë Minxhozi.

Share10TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
24
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
102
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
75
Next Post
Dhjetëra serbë futen në Kosovë, a do të futen në karantinë?

Dhjetëra serbë futen në Kosovë, a do të futen në karantinë?

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi