• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Në fund aktakuza ndaj të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit

19/11/2019 - 07:43:09
Në fund aktakuza ndaj të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Lidhur me ngritjen e aktakuzës ndaj të dyshuarve për vrasjen e politikanit serb, si dhe për deklaratat e politikanëve shqiptarë se Oliver Ivanoviqi ka qenë kriminel lufte ka reaguar partia e tij, SDP.

Nëpërmes një reagimi për medie SDP-ja ka thënë se shqiptarët kanë paraqitur gënjeshtra sa i përket Ivanoviqit pa kurrfarë argumentesh. “Jemi tërësisht të indinjuar dhe të pezmatuar me të pavërtetat për kinse veprat kriminale të Ivanoviqit gjatë luftës. Këso deklaratash ka dhënë edhe kandidati potencial për kryeministër, Albin Kurti. Vrasja e Ivanoviqit është me karakter politik, vrasësit dhe ata që urdhëruan vrasjen e tij duhet të dalin para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e SDP-së, shkruan sot gazeta Zëri

Lexo më shumë

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
8
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
16

Në anën tjetër kandidati për kryeministër Albin Kurti në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda” ka kërkuar nga Serbia që t’ia dorëzojnë Kosovës Millan Radojçiqin, të dyshuarin kryesor për organizimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. “Vrasja e Oliver Ivanoviqit duhet të sqarohet, duhet të merren në pyetje të gjithë të dyshuarit dhe dëshmitarët, por edhe Serbia duhet ta dorëzojë në Kosovë Millan Radojiçiqin, njërin prej të dyshuarve kryesorë të këtij rasti. Dihet kujt i ka penguar Oliver Ivanoviqi dhe kush e ka likuiduar”, ka thënë Kurti.

Muajin e kaluar Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person në veri të Mitrovicës lidhur me rastin “Ivanoviq”, Rade Basara, polic, ndërkaq shefi i Operativës në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës ka arritur të ikë në Mal të Zi. Duke përfshirë këta të fundit, tani janë 7 të dyshuar për këtë vrasje, që ka tronditur jo vetëm veriun, por edhe Serbinë: Nedelko Spasojeviq, Marko Roshiq, Dragisha Markoviq, Millan Radojiçiq dhe Silvana Arsoviq.

Menjëherë pas vrasjes Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte angazhuar avokatët Njazi Rexha dhe Jova Radoviq për këtë rast, ndërsa Ministria e Drejtësisë kishte pranuar një kërkesë të ministres së Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq, për kyçjen e Serbisë në hetim, por që ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës kishte përjashtuar mundësinë që pushteti në Beograd të kyçet në rast.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
8
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
16
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
31
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
95
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
71
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
40
Next Post
Burri e vret gruan dhe të dashurin e saj në makinë!

Burri e vret gruan dhe të dashurin e saj në makinë!

Më të fundit

  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi