• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Lajçak nesër në Prishtinë, Meha thotë se është test për matjen e pulsit të Kosovës për dialogun

Analisti politik dhe eksperti i çështjes së sigurisë, Xhevat Meha konsideron që ardhja e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak në Kosovë është test për të matur pulsin e Kosovës për çështjen e dialogut.

28/02/2021 - 18:57:37
Lajçak nesër në Prishtinë, Meha thotë se është test për matjen e pulsit të Kosovës për dialogun

Meha thotë se Bashkimi Evropian nuk ka kredibilitet të kërkojë nga Qeveria e Kosovës asgjë, pasi marrëveshjet që janë nënshkruar deri më tani në mes Prishtinës dhe Beogradit, nuk janë zbatuar nga Serbia.

“Po është matje e pulsit, por realisht Bashkimi Evropian si i tillë nuk ka kredibilitet të vijë dhe të kërkojë nga Kosova diçka rreth dialogut me Serbinë, janë disa arsye: e para ka 10 vite që ndihmon ose organizon takime në arritje të marrëveshjeve të cilat nuk janë zbatuar në numrin më të madh të tyre nuk janë zbatuar sidomos nga Serbia, por prapë se prapë nga Kosova janë zbatuar shumë marrëveshje. Dhe çfarë kuptimi ka që të bisedohet për një marrëveshje që nuk do zbatohet më vonë. Por janë edhe çështje të tjera të cilat BE-së ja humbin kredibilitetin, ai ende duhet të del qartë se a e njeh apo nuk e njeh Kosovën si të pavarur, përderisa nuk e njeh zyrtarisht si të tillë si mundet me qenë ndërmjetësuese atëherë”, tha ai.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23

Një intervistë para një jave për portalin European Ëestern Balkans, Lajcak kishte në prapavijë një hartë që e paraqiste Kosovën si pjesë të Serbisë. Për këtë veprim, Meha thotë se nuk ka nevojë që zyrtari i BE-së të kërkojë falje, pasi nuk është ithtar i këtyre formalizmat siç i quan ai.

“Këto formalizmat unë nuk jam ithtar i tyre dhe nuk i vlerësoj shumë, sepse ai lehtë mund të kërkojë falje, të krijoj një opinion aty për aty por nuk ka ndonjë vlerë, sigurisht se ai duhet të takohet me të gjithë, sepse normal që për një dialog eventual është i nevojshëm konsensusi brenda shoqërisë tonë dhe partive politike, pozitë-opozitë”, u shpreh ai për EO.

Lidhur me deklaratat e jashtme të Rusisë kundër Kosovës, të cilat kohëve të fundit kanë ngjallur shumë reagime në vend, analisti Meha i konsideron këto veprime të zyrtarëve rusë si frikësim pasi po rrezikohet interesi i Kremlinit

“Po Rusia është e përzier dhe ka ndikim në zhvillimet në Ballkan, ajo ka zhvillim që 150 vite këtu në këto pjesë të Kosovës, mirëpo punon prapa skenës fshehtas me struktura të fshehura vetëm kur seriozisht i rrezikohen interesat e saj del edhe me paraqitje publike. Paraqitjet e fundit publike për mua është shenjë se Rusisë janë duke i rrezikuar seriozisht interesant në Kosovë dhe kjo vjen si pasojë e rezultateve të fundit të zgjedhjeve ku bindshëm u shpërfaq kërkesa e qytetarëve për ndryshime dhe zbatim të ligjit. Dhe sigurisht që Rusia do ketë edhe më shumë reagime  dhe më të forta sa më shumë që rrezikohet”, theksoi mes tjerash ai.

Si përfundim ai tha që deklaratat e Rusisë kundrejt Kosovës nuk e prishin reputacionin e saj po vetëm sa e përforcojnë pozitën e saj.

“Opinioni publik ka disa shtresa, ajo shtresa më pak e informune që shpejtë harron, te shtresat tjera që i analizojnë me më pak thellësi ngjarjet jo, dhe te disa shtresa mirë të informuara  kjo vetëm sa e përforcon pozitat e Kosovës”, deklaroi ai.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
30
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
107
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
79
Next Post
Tërhiqet urdhër-arresti ndaj Milan Radoiçiqit, i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Tërhiqet urdhër-arresti ndaj Milan Radoiçiqit, i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi