• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kuvendi i Vitisë e ka miratuar me rritje mbi 2 milion euro buxhetin për vitin 2024-2026

02/10/2023 - 09:58:57
Kuvendi i Vitisë e ka miratuar me rritje mbi 2 milion euro buxhetin për vitin 2024-2026
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Seanca e tetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, ka nisur me një minutë heshtje në shenjë nderimi për policin Afrim Bunjaku, që u vra gjatë përleshjes së armatosur me grupin terrorist në Banjskë të Zveçanit të dielën. Njëherit, kryesuesi i KK-së Bekim Azizi shprehi ngushëllime familjes Bunjaku kolegëve e miqëve të heroit më të ri të Kosovës.

Ndër pikat e parapara për rendin e ditës, të kësaj seance ishte edhe ajo e projekt buxhetit për vitin 2024, pikë kjo që ngjalli edhe diskutime të shumta nga asamblistët. Fillimisht, kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, ka njoftuar kuvendarët rreth vlerësimeve të ligjshmërisë së akteve të bërë nga niveli qendror për dokumentet të cilët së fundmi kanë kaluar përmes Kuvendit Komunal të Vitisë.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
189
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
49

Para se të votohet rendi i ditës, asamblistët parashtruan pyetje për udhëheqjen komunale, si dhe drejtorët e drejtorive. Ndër pyetjet e këshilltarëve që u parashtruan ishin rreth kualitetit të ujit të pijes në komunën e Vitisë, funksionimi i ambulantave në fshatra, rreth punimeve të palestrës sportive, për rregulloren që përcakton orarin dhe ditën e diel si ditë pushimi për bizneset dhe shumë pyetje të tjera.
Lidhur me projekt buxhetin e vitit 2024, një prezantim më të hollësishëm e bëri Berat Zuka, zyrtar i thesarit pranë Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik në Viti, i cili bëri të ditur se buxheti komunal pritet të këtë rritje në vitin 2024 dhe atë nga 14.996,357 euro në 16.653.191 euro. Sipas këtij draft dokumenti rritje të vazhdueshme pritet që të këtë deri në vitin 2026 ku buxheti komunal i Vitisë pritet të jetë 18.370.155 euro.

Këshilltarët parashtruan pyetjet dhe shqetësimet e tyre rreth listës së projekteve që parashihen të realizohen në kuadër të këtij buxheti, e për të cilat u përgjigjë kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili theksoi se janë marrë parasysh kërkesat qytetare dhe kërkoi nga këshilltarët që ta votojnë buxhetin sepse kjo është në të mirë të komunës dhe gjithë qytetarëve të saj.
Në këtë mbledhje u votuan me shumicë votash edhe propozim rregullorja për taksa, ngarkesa dhe gjobë për vitin 2024.

Propozim vendimi për planin e punës të Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2024. Propozim vendimi për ndryshim plotësim te vendimit me nr. 01-110/05-756 të datës 31.05.2023 për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2022 në vitin 2023. Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2021 në vitin 2023, vendimi nr 01-110/05-757 i datës 31.05.2023, si dhe Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga te hyrat vetanake të vitit 2021 në vitin 2022.

Gjithashtu në këtë seancë, u dha një informatë lidhur me raportin e Auditorit për pasqyrat financiare të komunës së Vitisë për vitin 2022, si dhe u diskutua për planin e veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raportin e Auditimit nga ZKA-ja për vitin 2022. Te dy pikat e fundit, ishin përfshirë në rendit e ditës së seancës së sotme, e për të cilat nuk ishte diskutuar në Komitetin për Politikë e Financa. Një pikë tjetër e cila hyri në rend dite që në fillim te seancës ishte ajo për transferim (rialokimin) te mjeteve buxhetore në mes programeve dhe nën programeve buxhetore në kategorinë ekonomike të investimeve kapitale.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
189
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
49
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
150
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
204
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
41
Next Post
Vuçiq niset për në Rashkë

" Amerikanët është e bindur se grupi ter*rorist është armatosuar dhe kontrolluar nga Beogradi"

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi