Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti ka paralajmëruar krijimin e Fondeve të Sigurimeve Shëndetësore, shkruan Gazeta Sinjali.
Mirëpo Fondi për Sigurime Shëndetësore ekziston që nga viti 2018 vetëm se sigurime shëndetësore për qytetarët e Kosovës nuk ka ende ndonëse kanë kaluar tri vjet nga krijimi i tij.
Kurti përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se askush nuk duhet të falimentojë vetëm pse sëmuren.
“Neni 51 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtjen shëndetësore dhe sociale. Ne do të fillojmë me sistemin e informacionit shëndetësor, duke siguruar udhëzime klinike dhe licencim të profesionistëve dhe për të lëvizur drejt krijimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Askush nuk duhet të falimentojë vetëm sepse sëmuret”, ka shkruar Kurti.














