• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

KMDLNJ kërkon hetimin e sulmit ndaj djalit të Nenad Rashiqit dhe djegien e veturës së Mefail Bajqinovcit

23/02/2021 - 09:30:57
KMDLNJ kërkon hetimin e sulmit ndaj djalit të Nenad Rashiqit dhe djegien e veturës së Mefail Bajqinovcit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj dy incidenteve që ndodhën gjatë ditës së djeshme.

KMDLNJ e dënon sulmin fizik ndaj djalit të ish-ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, që u rrah me mjete të forta nga disa persona në Llapnasellë të Graçanicës.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
188
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48

Sipas këtij këshilli, kjo po bëhet me qëllim të frikësimit të politikanëve serbë të cilët nuk janë në vijë me Beogradin.

“KMDLNj, edhe më parë ka reaguar ndaj shantazheve, kërcënimeve dhe dhunës fizike ndaj liderëve politikë serbë të Kosovës të cilët dolën në mbrojtje të interesave të bashkëkombësve të tyre e që nuk ishin me vijën zyrtare të Beogradit, por se reagimi i institucioneve ka qenë në shpërputhje me rrezikun që iu janë nënshtruar politikanët serbë të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në reagim.

KMDLNJ vlerëson se kjo praktikë përdoret për të eliminuar të gjithë politikanët serbë të Kosovës, të cilët kanë udhëhequr një politikë të arsyeshme, jokonfrontuese, integruese dhe bashkëpunuese.

“Pikërisht për këtë janë sulmuar, linçuar publikisht Nenad Rashiq, Sllobodan Petroviq, Rada Trajkoviq dhe të tjerë në mesin e të cilëve ka pasur të arrestuar nga BIA- a e Serbisë sikur ishte rasti i Sllobodan Petroviqit.”

Ky këshillon kërkon që hetuesia ta vërtetojë nëse sulmi ndaj Nikolla Rashiqit ka qenë koincidencë e rastit apo sulm i qëllimshëm, për shkak të aktivitetit politik të babait të tij, Nenad Rashiq.

“Fjalën e fundit për fajësinë apo pafajësinë, për motivin e mundshëm të sulmit dhe qëllimin e këtij sulmi, ka të drejtë ta thotë vetëm gjykata përkatëse, pas procedimit të provave”.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Por, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut fton palët të përmbahen nga deklaratat paragjykuese lidhur me rastin.

Ndonëse rrethanat në të cilat ka ndodhur sulmi ndaj Nikolla Rashiq nxisin dyshime të bazuara për motivet e sulmit, KMDLNj fton të gjitha palët të përmbahen nga deklaratat paragjykuese, deri në një vendim të gjykatës kompetente

KMDLNj e vlerëson si shumë pozitive angazhimin e shpejtë dhe efikas të Policisë së Kosovës dhe prokurorisë së shtetit në zbardhjen e rastit e që nënkupton se ky rast po trajtohet me seriozitet dhe profesionalizëm.

KMDLNJ e ka dënuar edhe incidentin ku u djeg vetura e kandidatit për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Këshilli edhe në këtë rast kërkon hetime për të zbuluar shkaqet e mundshme të këtij rasti, në mënyrë që të shmangen spekulimet.

Po të njëjtën ditë, në lagjen ‘Arbëria’, në rrethana ende të paqarta e ka kapluar flaka veturën e deputetit të LV–së, Mefail Bajqinovci, duke e shkatërruar plotësisht atë. Për fat të mirë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, deputeti Bajqinovci ka shpëtuar pa lëndime.

Edhe për këtë rast, KMDLNj kërkon hetime në mënyrë që të përcaktohen shkaqet e djegies së bveturës së Bajqinovcit.

Në këtë mënyrë, me vërtetimin e shkaqeve do të eliminoheshin spekulimet e mundshme, ose, në të kundërtën, nëse sigurohen prova për zjarrvënie të qëllimshme, duhet të gjinden kryerësit e mundshëm dhe të sillën para organeve të drejtësisë e qe ia rrezikuan seriozisht jetën deputetit Bajqinovci

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
188
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
150
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
203
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
41
Next Post
Kurti thirrje AKP-së: Mos provoni të hapni valë të reja të privatizimit as të sfidoni mekanizmat institucional

Kurti thirrje AKP-së: Mos provoni të hapni valë të reja të privatizimit as të sfidoni mekanizmat institucional

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi