• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kjo është gjendja e kryeministrit Kurti e ministrit Reka

11/05/2020 - 16:48:20
Kjo është gjendja e kryeministrit Kurti e ministrit Reka

Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me kabinetin e tij si dhe ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka gjithashtu me kabinetin e tij janë këshilluar të vetizolohen pasi një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane ka pasur kontakt të ngushtë me një të prekur me Covid-19.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili gjithashtu është në vetizolim, përmes telefonit ka thënë se shëndeti i të gjithë personave të cilët janë në vetizolim është i mirë dhe asnjë prej tyre nuk ka simptoma.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
10
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22

Ai tha se po ndiqen këshillat e IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë deri në publikimin e rezultatit për zyrtarin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

“Në vetizolim, pas njoftimit se një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane ka pasur kontakt të afërt me një person i cili së fundmi është identifikuar me COVID-19, jemi kabineti i kryeministrit bashkë me kryeministrin sikurse edhe ministri i Integrimeve Evropiane bashkë me kabinetin e tij.

[…] Shëndeti ynë është shumë mirë. Ne nuk kemi asnjë simptomë brengosëse. Ky vendim ka ardhur si rezultat i udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë që të vetëizolohemi si masë parandaluese duke qenë se ende nuk ka një rezultat të konfirmuar nëse zyrtari i Ministrisë së Integrimeve Evropiane është apo nuk është i infektuar”, deklaroi Kryeziu.

Rezultati për zyrtarin qeveritar pritet të publikohen gjatë pasdites ose në orët e mbrëmjes ndërsa varësisht nga kjo do të ketë edhe rekomandime për kryeministrin Kurti, ministrin Reka dhe kabinetet e tyre.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës deklaroi se nëse rekomandimet janë që duhet të vazhdohet me vetëizolim atëherë do ta respektojnë atë.

Kryeziu informoi se kontakti i fundit me zyrtarin e dyshuar si të prekur me COVID-19 ka qenë gjatë ditës së premte.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Kontakti i fundit ka qenë gjatë javës që lamë pas, përkatësisht gjatë ditës së premte. […] Fillimisht ne jemi në pritje të publikimit të rezultateve dhe pasi të publikohen rezultatet e testit të zyrtarit nga Ministria e Integrimit dhe në varësi të rezultatit sipas rekomandimeve të IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë ne do t’i respektojmë veprimet që duhen ndërmarrë”, vijoi Kryeziu.

Kryeziu u shpreh se përkundër që sot nuk kanë qenë në punë, janë në komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin dhe stafin tjetër dhe siguroi se të gjitha punët e planifikuara janë duke u kryer.

“Ne kemi mbajtur intensitetin e punës. Volumi i punës është i njëjtë. Jemi të gjithë në kontakt me njëri-tjetrin sikurse edhe me kryeministrin nëpërmjet kanaleve të ndryshme të komunikimit. Të gjithë janë duke i kryer dhe respektuar detyrat e dhëna pavarësisht sfidës që nuk mund të jemi në një zyrë ku rrjedhshmëria e informacioneve dhe komunikimit do të ishte dukshëm më e mirë sidoqoftë ne jemi në orar të punës dhe gjithsecili është i qasshëm në çdo moment nga nevoja apo kërkesa”, përfundoi Kryeziu.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
10
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
26
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
33
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
104
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
76
Next Post
Musliu, e quan pulë te keqe Vjosa Osmanin

Musliu, e quan pulë te keqe Vjosa Osmanin

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi