• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës jofunksional

20/07/2021 - 09:42:24
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës jofunksional

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” prej javësh është jofunksional për shkak të dorëheqjes së disa prej anëtarëve të emëruar nga Ministria e Arsimit. Derisa nga kjo e fundit thonë se emërimi i anëtarëve të rinj do të bëhet shumë shpejt, njohës të fushës së arsimit kërkojnë që në këto pozita të emërohen njerëz profesionistë e me integritet.

Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit thuhet se dy anëtarë të Këshillit Drejtues kanë dhënë dorëheqje, por nuk kanë treguar arsyet se pse ka ndodhur një gjë e tillë.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22

Zëvendësimi i të njëjtëve, sipas përgjigjes së MASHTI-t, do të bëhet shumë shpejt, ani pse nuk jepet një datë se kur do të bëhet emërimi i anëtarëve të rinj në organin kryesor qeverisës të UP-së.

“Aktualisht bordi i UP-së nuk është funksional meqë kanë dhënë dorëheqje dy anëtarë të Këshillit. Prandaj, MASHTI do të përkujdeset që shumë shpejt në këto pozita të emërohen anëtarë të rinj të cilët i plotësojnë kriteret ashtu siç e parasheh ligji dhe statuti”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t.

Statuti i UP-së parasheh që MASHTI të emërojë 4 anëtarë me të drejtë vote dhe ata emërohen sipas dispozitave të Ligjit mbi arsimin e lartë. Në përgjigje të MASHTI-t thuhet se të emëruarit duhet të jenë persona me reputacion të lartë publikë, me aftësi përkatëse profesionale, afariste si dhe me aftësi të tjera praktike.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, theksoi se Këshilli Drejtues është një organ shumë i rëndësishëm për institucionin, e në bazë të kësaj shprehet se presin që emërimi i anëtarëve të rinj nga MASHTI të bëhet sa më parë.

Ai potencoi se janë një mori kërkesash për të cilat duhet vendimmarrje nga anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së.

“Presim që Këshilli të kompletohet sa më parë edhe të vazhdojë me trajtimin e kërkesave që janë të orientuara nga Këshilli Drejtues. Ka sigurisht kërkesa, ato janë të deponuara në administratë, ka edhe rregullore që po presin miratimin e Këshillit Drejtues dhe besojmë që ajo do të ndodhë shumë shpejt dhe pastaj ato do të futen rend të ditës dhe do të trajtohen”, thotë Sahiti.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues duhet të jenë individë me integritet dhe profesionistë, thotë drejtori i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja. Emërimi i njerëzve profesionistë sipas tij është zgjidhja e vetme që të mund të sigurohet cilësi më e lartë e studimeve në Universitetin e Prishtinës.

“Është e rëndësishme që anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës të jenë individë me integritet dhe kredenciale të larta profesionale, të cilët mund të ofrojnë një përkrahje strategjike drejtë një cilësie më të lartë të studimeve në Universitet të Prishtinës”, shprehet ai.

Këshilli Drejtues është organi kryesor qeverisës i universitetit dhe përbëhet nga nëntë anëtarë me të drejtë vote. Ministria e Arsimit emëron katër anëtarë me të drejtë vote, ndërsa Senati zgjedh pesë anëtarë të Këshillit Drejtues me të drejtë vote nga personeli akademik i universitetit.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
28
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
105
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
79
Next Post
Momenti i sulmit me raketa afër presidencës afgane gjatë faljes së Bajramit, nuk ndërpritet namazi

Momenti i sulmit me raketa afër presidencës afgane gjatë faljes së Bajramit, nuk ndërpritet namazi

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi