• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kërcënimi i hapur i Vuçiqit ndaj qytetarëve që protestojnë

24/04/2025 - 07:58:07
Vuçiq: Derisa të jetë në pushtet Albin Kurti, nuk ka Asociacion

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ashpërsuar retorikën ndaj studentëve dhe qytetarëve që po protestojnë kundër regjimit të tij, duke i akuzuar për “veprime të dhunshme” dhe duke paralajmëruar se shteti do të reagojë “kur të vijë momenti i fundit”, me përdorimin e forcës.

Në një intervistë për televizionin pro-qeveritar Pink, Vuçiq përshkallëzoi gjuhën e tij autoritare duke përdorur frikësimin si mjet politik në përballje me protestat studentore dhe qytetare.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
21

Në vend të dialogut, presidenti i Serbisë vazhdon të paralajmërojë shtypje dhe ndjekje penale ndaj kundërshtarëve të tij politikë dhe qytetarëve aktivistë.

“Askush nga ne nuk është sadist që dëshiron të përdorë dhunë, por shteti ka monopol mbi forcën fizike. Dhe ai moment do të vijë. Shpresoj që të mos detyrohemi ta përdorim, por jemi të gatshëm për të.”

Ai theksoi se Serbia është sjellë më demokratikisht ndaj protestuesve “se 95 për qind e vendeve të Bashkimit Evropian”, ndërsa i quajti protestat e studentëve përpara ndërtesës së Radio Televizionit të Serbisë (RTS) si “krim pa precedent”.

Vuçiq deklaroi gjithashtu se “revolucioni i ngjyrave në Serbi ka përfunduar”, duke pretenduar se më 15 mars ishte planifikuar një atentat ndaj tij nga grupe kriminale, për të cilin tha se kishte “zbuluar gjithçka”.

“Atë ditë u përgatit eliminimi im. Nuk po flas për studentët, por për disa grupe që bashkëpunonin me struktura shtetërore,” tha ai.

Presidenti serb sulmoi dhe profesorët që mbështesin protestat, duke pretenduar se ata “marrin para nga studentët e huaj për provime”, ndërsa studentëve vendas nuk u ofrojnë as mësim online. Ai paralajmëroi hetime dhe ndjekje penale:

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Kjo është për burg dhe do të shihni shumë shpejt si do të duket kjo.”

Lidhur me akuzat për përdorimin e “armëve zanore” në protestën e 15 marsit, Vuçiq i quajti pretendimet si “budallallëqe”, duke shtuar se edhe “Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB)” e kishte hetuar ngjarjen dhe konfirmuar se nuk kishte pasur përdorim force të tillë – një deklaratë që vetëm shton dyshimet për lidhje të ngushta me shërbimet sekrete ruse.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
21
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
23
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
102
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
75
Next Post
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë

Policia e Kosovës jep detaje për plagosjen në Emshir

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi