• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kearns: Serbia po i qesh në fytyrë BE-së, qasja e Perëndimit ndaj Kosovës është e padrejtë

19/01/2024 - 11:09:19
Kearns: Serbia po i qesh në fytyrë BE-së, qasja e Perëndimit ndaj Kosovës është e padrejtë

Të mërkuren, në Parlamentin Evropian është diskutuar për parregullsitë në zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme në Serbi.

Kritika të ashpra për vendin fqinj patën eurodeputetët, duke kërkuar nga udhëheqësit e shtetit që të hetojnë gjetjet e monitoruesve ndërkombëtar.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas votimeve nga Parlamenti Evropian, mori një letër të mbështetur nga 24 politikanë të lartë evropianë, duke i kërkuar asaj që t’i hetojë akuzat për parregullsi në zgjedhjet e fundit në Serbi.

Siç raporton “Politico”, në mesin e nënshkruesve të kësaj thirrjeje që BE të nisë një hetim për zgjedhjet në Serbi, ishte edhe deputetja konservatore e Parlamentit Britanik dhe kryetare e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Kearns.

Në një bisedë për “Zërin e Amerikës”, shërbimi për Gjeorgjinë në Uashington, deputetja britanike ka thënë se “kolegët që vëzhguan zgjedhjet thanë se nuk kishin parë kurrë abuzime të tilla të tmerrshme të procesit zgjedhor”.

Kearns ishte edhe ndër nënshkrueset e apelit që parlamentarët evropianë dhe amerikanë i dërguan administratave në Uashington dhe Bruksel verën e kaluar, me të cilin kërkohej që të shtrëngojnë politikën ndaj Serbisë dhe ta zbusin atë ndaj Kosovës. Ajo gjithashtu akuzoi Beogradin për kontrabandë armësh në Kosovë përmes Kishës Ortodokse Serbe, të cilën KFOR-i më vonë e mohoi.

Kearns tani ka bërë thirrje përsëri për një ndryshim në politikën e ShBA-së dhe BE-së ndaj Beogradit dhe pretendon se “Serbia po qesh përballë Bashkimit Evropian”.

“Ata pretendojnë se po shkojnë drejt së ardhmes euroatlantike, por në fakt janë të lidhur me Rusinë, me Iranin, kanë zgjedhur aleatët e tyre. Ata aktualisht po i qeshin BE-së në fytyrë, po i marrë paratë e tyre dhe nuk po ecin përpara në çështjen e reformave. Duhet që qasja e BE-së dhe ShBA-së të jetë e drejtë dhe e balancuar. Qasja aktuale ndaj Kosovës është e padrejtë, e pabalancuar dhe e gabuar, dhe ata duhet të paralajmërojnë se Serbia do t’i bartë pasojat dhe t’i jepet fund këtij iluzioni që kanë – se Serbia po punon për një të ardhme euroatlantike”, tha deputetja britanike./Klankosova

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
30
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
107
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
79
Next Post
Nuhi Berisha – revolucionari nga më të mëdhenjtë që dha Atdheu ynë

Nuhi Berisha – revolucionari nga më të mëdhenjtë që dha Atdheu ynë

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi