• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ja sa milioni euro duhen për avokatët e Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

08/04/2021 - 17:12:06
Ja sa milioni euro duhen për avokatët e Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Ministria e Drejtësisë ka aprovuar deri tash disa kërkesa për mbulimin e shpenzimeve për mbrojtje juridike dhe mbështetje financiare të personave të akuzuar në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Komisioni i cili funksionon brenda Ministrisë Drejtësisë, ka aprovuar kërkesat për katër avokatët mbrojtës të të akuzuarve dhe ka kryer pagesat për ta në vlerë prej 464,600.00 euro.

“Mbulimi i shpenzimeve për mbrojtje juridike dhe financiare bëhet sipas legjislacionit përkatës në fuqi dhe që këto të drejta janë të aplikueshme ndaj të gjithë personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore dhe procedurat e ndërlidhura, për krimet e pretenduara pranë Dhomave të Specializuara, pa marrë parasysh se kush është subjekt i procedurës pranë Dhomave të Specializuara”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga zyra për media e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministria ka thënë se deri tash nuk ka pranuar ndonjë kërkesë nga familjarët e të akuzuarve për ndonjë pagesë.

“Për shkak të masave anti-COVID në Evropë, respektivisht në Mbretërinë e Holandës, masat janë me rigoroze dhe nuk lejohen vizita tek qendrat e paraburgimit”, thuhet nga ministria, shkruan REL.

Ministria e Drejtësisë, nuk ka dhënë detaje se sa para është paguar një avokat.

Lexo më shumë

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
29
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11

Nga ana tjetër Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se Ministria e Drejtësisë duhet të jetë transparente se sa para janë shpenzuar dhe kujt i janë bërë pagesat.

“Pa dyshim që po, nuk ka dilema këtu. Çdo shpenzim nga paraja publike duhet të jetë transparent dhe publik. Nuk kemi se çka të fshehim. Pa dyshim që unë konsideroj se është obligative për institucionet t’i bëjnë publike shpenzimet nga paratë e shtetit”, tha Qelaj.

Avokati Qelaj tha se vetëm në raste te caktuara me ligj nuk mund të bëhen publike shpenzimet e parave të shtetit.

“Unë besoj se ky nuk është një nga ato raste ku nuk mund të bëhen publike ato të dhëna”, tha Qelaj.

Edhe në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thonë se ligjet e aplikuara në Kosovë, nuk lejojnë që pagesat për avokatë të jenë sekrete.

Sipas këtij instituti, ky proces duhet të jetë transparent dhe të sigurohet që të gjithë të akuzuarit, të trajtohen në mënyrë të barabartë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Mënyra se si janë paguar avokatët deri tash, sipas IKD-së cenon rëndë parimet e transparencës, llogaridhënies dhe mundësisë për të trajtuar në mënyrë të drejtë, të barabartë dhe sipas kushteve të njëjta të gjithë personat e akuzuar.

Me udhëzimin administrativ të Ministrisë së Drejtësisë të datës 24 korrik 2020, përcaktohet se mbulimi financiar i avokatëve, bëhet në bazë të tarifave të përcaktuara nga Oda e Avokatëve të Kosovës; tarifave për avokatë në Holandë; tarifave të shtetit prej nga vjen mbrojtësi dhe tarifave për mbrojtje juridike të personit të akuzuar potencial të Dhomave të Specializuara.

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se buxheti për mbështetje financiare për personat e akuzuar potencial është përcaktuar me ligj, ku janë paraparë mjete në vlerë prej 17 milionë euro. Sipas Ligjit, çdo i akuzuar potencial nga Dhomat e Specializuara ka të drejtën për ndihmë financiare dhe mbulim të shpenzimeve të mbrojtjes.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
Ekonomia

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
29
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
30
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
107
Next Post
Lirak Çelaj dhe Xhevahire Izmaku kërkojnë dorëheqjen e kryesisë së PDK-së

Ish-nënkryetari dhe ministri e "godet" e fortë PDK-në

Më të fundit

  • Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi