• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ish-drejtoresha dhe tre asamblistë dënohen me 1,200 euro gjobë për korrupsion

08/10/2021 - 10:56:33
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Një ish-drejtoreshë e Komunës së Klinës dhe tre asamblistë janë dënuar me 1 mijë e 200 euro- me nga 300 euro gjobë secili, për shkak se nuk e kanë deklaruar me kohë pasurinë në Agjencinë Antikorrupsion.

Ndaj dy prej tyre, gjykata ka shqiptuar edhe masën e ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike për kohë të caktuar.

Lexo më shumë

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
7
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
16

Ish-drejtoresha e Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronësisë në Komunën e Klinës, Njomza Grabanica, asamblistët Avni Gashi, Xhevxhet Berisha dhe Shqipnora Dauti janë shpallur fajtorë pasi e kanë pranuar fajësinë në procese të ndara gjyqësore, që kanë ndodhur gjatë këtij viti në Gjykatën Themelore të Pejës, dega Klinë.

.Aktgjykimet i ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, derisa vendimet i ka marrë gjykatësja Sabrije Rraci.Ish-drejtoresha Njomza Grabanica është dënuar me 300 euro dhe ndalim të ushtrimit të pozitës zyrtare, pasi e kishte pranuar fajësinë se nuk kishte deklaruar me kohë pasurinë.

Mirëpo, në këtë rast, gjykata nuk ka caktuar kohëzgjatjen e ndalesës së ushtrimit të funksionit zyrtar.

Sipas aktakuzës e pandehura derisa ishte në pozitën e Drejtoreshës së Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronësi në Komunën e Pejës e kishte deklaruar pasurinë me vonesë dhe jashtë afatit ligjore dhe atë më 30 qershor 2020.

Edhe asamblisti i AKR-së, Avni Gashi është dënuar me 300 euro gjobë dhe ndalim i ushtrimit të funksioneve zyrtare për një vit.

Ai në proces gjyqësor e kishte pranuar fajësinë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Astrit Gashi, i cili kishte propozuar ndalimin e funksioneve zyrtare ndaj të pandehurit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Gashi akuzohet se kishte deklaruar pasurinë me dhjetë ditë vonesë në kundërshtim me ligjin dhe afatet ligjore.

Gjykata e Klinës e ka gjykuar edhe asamblistin e Vetëvendosjes, Xhevxhet Berisha, i cili në seancën fillestare të mbajtur në Gjykatën e Klinës, ishte deklaruar i fajshëm për mosdeklarimin e pasurisë brenda afatit ligjor.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Sabrije Rraci, i pandehuri është gjykuar me 300 euro gjobë, të cilin detyrohet ta paguajë brenda afatit prej 15 ditësh, pasi që aktgjykimit të bëhet i formës së prerë.

Ndaj tij, nuk ka shqiptuar ndalimin e ushtrimeve të funksioneve zyrtare.Berisha akuzohet se kishte deklaruar pasurinë me 11 ditë vonesë.

Gjykata e Klinës e ka gjykuar me 300 euro gjobë edhe asamblisten e PDK-së të Kuvendit Komunal në Klinë, Shqipnora Dauti, e cila nga Prokuroria e Pejës akuzohet se nuk kishte deklaruar pasurinë brenda afatit ligjor.

Deri tek ky dënim kishte ardhur, pasi e pandehura kishte pranuar fajësinë për veprën penale që i vihej në barrë.Dënimin me gjobë, e pandehura është detyruar të paguaj brenda afatit prej 15 ditësh, pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

Ndaj saj, Gjykata e Klinës nuk ka shqiptuar dënimin plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve zyrtare.Dauti akuzohet se ka deklaruar me vonesë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ajo ka deklaruar pasurinë më 29 qershor 2020 derisa afati ka qenë deri më 31 mars.“Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430, paragrafi 1 të Kodit Penal, parasheh dënim me gjobë ose me burg deri në 3 tri vjet.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
7
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
16
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
31
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
95
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
71
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
40
Next Post
Transportuesit presin Pakon e Rimëkëmbjes: Pandemia na ka goditur shumë

Shkarkohet kryeshefi i Stacionit të Autobusëve, Luan Hoti

Më të fundit

  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi