• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

“Isa ka frikë se Abdixhiku do t’ia marrë partinë”

20/02/2021 - 18:12:15
“Isa ka frikë se Abdixhiku do t’ia marrë partinë”

Rezultati më i dobët në historinë e partisë ka tensionuar situatën brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Teksa po tentohet të gjendet përgjegjësi dhe arsyet që kanë çuar në një rezultat të tillë, kanë filluar edhe përplasjet brenda.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
186
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48

Kreu në dorëheqje i partisë, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur dje Lumir Abdixhikut, pasi ky i fundit ka thënë se mos dëgjimi me kohë i zërave brenda partisë ka çuar drejt një debakli të tillë. Mustafa ka thënë se këta zëra s’kanë qenë të artikuluar qartë dhe kanë qenë në stilin “të shohim si del”.

E gjithë kjo situatë, sipas njohësve të zhvillimeve politike në vend, po cilësohet si përpjekje e Isa Mustafës për t’u sjellë si shef i LDK’së, anipse ka dhënë dorëheqje pas 14 shkurtit.

Profesori i filozofisë politike dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Blerim Latifi për Express thotë se tensioni midis Mustafës dhe Abdixhikut është si një lloj hakmarrje e historisë, pasi sipas tij, Mustafa ia kishte marrë partinë Fatmir Sejdiut, anipse ky i fundit e futi në LDK.

“Kur është puna te tensioni midis Mustafës dhe Abdixhikut, më duket se po ndodhë njëlloj hakmarrje e historisë: ju kujtohet se Isa Mustafën e kishte futur në LDK Fatmir Sejdiu, të cilit pastaj Isa ia mori partinë. Tash Isa ka frikë se Abdixhiku do të sillet me të, siç ai u soll me Sejdiun dikur”, tha Latifi.

Ndërsa, gazetari Parim Olluri thotë se Abdixhiku e ka qenë i qartë me qëndrimin e tij, pra ka vendosur të qëndrojë në LDK, për ta ndihmuar partinë e tij, edhe përkundër mospajtimeve që ka kryesia e kësaj partie.

“Ajo çfarë ka deklaruar Mustafa nuk është e denjë për njërin që ka qenë në krye të një partie. ‘Zbulimi’ se ka pasur persona që kanë abstenuar ndaj veprimeve të Isa Mustafës tregon se ai ka qenë një lider jo i mirë. Lider i sukseshëm është ai që arrin t’i bind abstenuesit që vendimet e tij janë të drejta. Fakti që s’ka arritur t’i bind ka bërë që Mustafa të shndërrohet në një inatçor e sulmues publik të atyre që nuk i binden plotësisht, edhe kur e ka gabim”, tha Olluri për Express.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Madje ai thotë se Mustafa duhet të dorëhiqet edhe nga sulmet ndaj bashkëpartiakëve të tij, për shkak se kjo mund ta dëmtojë edhe më shumë LDK’në.

Përveç kësaj, ka përçarje edhe mes zyrtarëve të tjerëve në LDK, pasi këto ditë është duke u diskutuar për kryetarin e ri.

Latifi thotë se dorëheqja nuk është vetëm formalitet statutor, është edhe dorëheqje praktike nga pretendimi për t’u dhënë kahje politikave të brendshme të partisë.

“Janë paksa të çuditshme këto reagime të z.Mustafa. Nëse ai ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së, ai nuk duhet të sillet me logjikën si të ishte ende kryetar i saj, sepse kjo krijon hapësirë për të menduar se ai po përpiqet që edhe pas dorëheqjes të diktojë termat e analizës partiake të disfatës, të orientojë debatin e brendshem mbi shkaqet dhe përgjegjësitë e disfatës në zgjedhje dhe rrjedhimisht edhe procesin e zgjedhjes së lidershipit të ri të partisë”,thotë Latifi, teksa komenton reagimet e fundit të Mustafës karshi Abdixhikut.

Zyrtari i LDK’së, Naser Rugova ka komentuar ditë më parë zhvillimet e fundit që ndodhën në partinë, që për disa vite ishte pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Rugova pati shkruar në Facebook se “Kryesia në dorëheqje po përpiqet ta imponojë kandidatin e vet për Kryetar të ardhshëm. D.m.th, përkundër katastrofës zgjedhore, akoma vazhdohet me idetë e klaneve dhe dallavereve”.

Këto deklarata të Rugovës, gazetari Olluri po i vlerëson si klishe, që sipas tij, bëhen nga persona që synojnë të marrin ndonjë post.

“Për sa i përket, z. Rugoves vlerësoj se janë akuza klishe të njerëzve që synojnë të marrin një post të caktuar pas reformave në LDK”, thotë Olluri.

Ndërsa, Latifi thotë se kjo parti ka vetëm një rrugë për t’u ringritur, e që sipas tij, çdo përpjekje për të improvizuar dhe kurdisur struktura të reja drejtuese, do të jetë edhe më fatale për LDK’në.

“LDK ka vetëm një rrugë për t’u ringritur: përballjen e sinqertë me krizën në të cilën është gjendur pas 14 shkurtit. Çdo përpjekje për të improvizuar dhe kurdisur struktura të reja drejtuese, do të jetë edhe më fatale për LDK’në”, tha Latifi.

Pavarësisht përplasjeve që po ndodhin brenda partisë, emrat kryesor që po përfliten për postin e liderit në LDK janë Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri.

Ndërsa, Anton Quni, dje e ka konfirmuar kandidaturën për kryetar të LDK’së ekskluzivisht në emisionin ‘Pressing’ në T7.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK’ja doli e treta në listë me gjithsej 13.08 për qind të votave.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
186
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
149
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
201
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
40
Next Post
Molliqaj: Partitë opozitare po garojnë kush t’ia bëjë më parë kuorumin Kurtit

Molliqaj: Partitë opozitare po garojnë kush t’ia bëjë më parë kuorumin Kurtit

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi