• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Haradinaj:Dikush po punon që “asnjë ushtarë i UÇK’së të mos mbetet në këmbë”

28/11/2019 - 18:42:32
Haradinaj përgatitet edhe fizikisht për fushatë i ngjitet maleve

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, i cili po numëron ditët e fundit si kryeministër në detyrë, ka thënë se dikush është duke bërë përpjekje për të krijuar përçarje dhe për të mos e lënë asnjë të UÇK’së në këmbë.

Këto deklarata Ramush Haradinaj ia ka bërë teksa ka organizuar një pritje për nder të 28 Nëntorit për veteranë, invalidë, familje të dëshmorëve e të burgosur politikë.

Lexo më shumë

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
8
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
17

Me këtë rast, Haradinaj ka përkujtuar se ky organizim për festën e madhe të kombit shqiptar organizohet në momente të vështira për shkak të viktimave nga tërmeti në Shqipëri.

“Kemi dhimbje për bashkëkombësit tanë, për të gjithë ata që sot janë në ankth, por do të jemi gjithnjë bashkë me ta. E tani që kufijtë nuk na ndajnë gjithherë do të jemi bashkë. Sot kemi mundësi të kujtohen shumë momente të historisë, nëntorin e Skënderbeut, nëntorin e Ismail
Qemajlit, nëntorin e Adem Jasharit. UÇK është më meritore për Kosovën e pavarur. Aleatëve tanë që na kanë ndihmuar iu themi faleminderit.

Dy vjet qeverisje ne kemi pasur sfida shumë, nuk them që iu kem dalë borxhit ndaj familjeve të dëshmorëve, por nuk do të ndalemi që kategoritë e lirisë të ndihen krenarë për ato që kanë bërë”, tha ai.

Haradinaj edhe në përvjetorin e 107 të shtetit shqiptar nuk ka lënë pa përmendur taksën e vendosur tash e një vit ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, për të cilën edhe një herë u shpreh kategorik kundër heqjes së saj.

“Kisha fol edhe për taksën, po ju kam lodh. Ata që tentojnë të na dobësojnë do të dështojnë. Nuk do të mund askush të na përçajë. Po punohet intensivisht të na përçajnë, mos të mbetet askush i UÇK-së në këmbë”, tha Haradinaj.

Ai tha se gjatë qeverisjes së tij dyvjeçare sa ka udhëhequr vendin, ‘Kosovës i ka ardhur era Kosovë dhe kurrë më Kosovë nuk ka qenë’.
Xhavit Jashari nga Shoqata e familjeve të dëshmorëve tha se në nëntor janë shumë festa që i bashkojnë shqiptarët.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Sot nuk është lehtë me fol se ndjenjat i kemi të përziera pas asaj që ndodhi te vëllezërit në Shqipëri. Por, kjo ngjarje le të na shërbejë që të jemi unikë në interesin e përgjithshëm me interesat e çështjes kombëtare. Dihet që kjo qeveri ka marrë vendime të rëndësishme për vendin, duke respektuar luftën. Ne do të jemi çdo herë pranë të tillave”, tha ai.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari.

“Në këtë 28 nëntor lidhen shumë ngjarje. Mua më mbetet vetëm t’ju dëshiroj shëndet dhe gjithë të mirat në jetë. Lavdi për të gjithë ata që ranë për lirinë e këtij vendi. U shprehi ngushëllime për Shqipëri”, tha ai./KP/

Share6TweetSendShareSend

Related Posts

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
8
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
17
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
31
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
95
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
71
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
40
Next Post
Ky është  malazezi qe i dha 2 milionë euro për katastrofën në Shqipëri

Ky është malazezi qe i dha 2 milionë euro për katastrofën në Shqipëri

Më të fundit

  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi