Një rast tjetër i dhunës në familje është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes në pjesën veriore të Mitrovicës, ku një çift është përfshirë në një konflikt që përfundoi me ndërhyrjen e Policisë.
Burime bëjnë me dije se më 20 korrik 2025, rreth orës 12:00, në rrugën “Llolla Ribar” është raportuar një incident që është cilësuar si “dhunë në familje”.
Sipas informatave të para, të dyshuar në këtë rast janë B. S rreth 32-vjeçare dhe Z.K rreth 35-vjeçar. Të njëjtit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Mitrovicë-Veri, ku janë intervistuar nga hetuesit rajonalë.
Pas konsultimeve me Prokurorin Kujdestar, është iniciuar procedura penale për veprën “Dhunë në familje”, ndërsa hetimet janë në fazën fillestare.














