• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Grenell i zhgënjyer me Kurtin e Mustafën, i grah më Thaçin agjendës për marrëveshje me Serbinë

20/01/2020 - 15:44:49
Grenell i zhgënjyer me Kurtin e Mustafën, i grah më Thaçin  agjendës për marrëveshje me Serbinë

Zvarritja e krijimit të qeverisë së re nuk po i bën fort përshtypje të deleguarit të presidentit amerikan, Donald Trump në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell. Dialogu që ka mbetur pezull më shumë se një vit shkaku i taksës, sot eci drejt zhbllokimit. Pasi që vizita në Kosovë, e thirrjet e shumta për marrëveshjen nuk bënë punë për Albin Kurtin e Isa Mustafën, Grenell ka zgjedhur që agjendën e tij ta çojë përpara duke bashkëpunuar me të parin e Kosovës, Hashim Thaçin, shkruan Gazeta Express.

Më shumë se një vit ka kaluar prej kur Prishtina dhe Beogradi nuk janë ulur në tavolinë të bisedimeve, në fazën e fundit për arritjen e marrëveshjes në mes të dy shteteve.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
136
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
195

Taksa 100 për qind e vendosur nga Qeveria e Kosovës në nëntor të vitit 2018-të, ka bërë që gjasat për marrëveshjen eventuale me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian të mos çojnë në progres.

Për të ndihmuar në arritjen e marrëveshjes së paqes u përfshi edhe Shtëpia e Bardhë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, zgjodhi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell si ndërmjetësues në dialogun në mes të dy vendeve.

Krahas Bashkimit Evropian, për paqe në Ballkanin Perëndimor u angazhua tash e disa muaj Grenell megjithatë, Kosova dhe Serbia ende nuk janë ulur në tavolinë të diskutimeve, për shkak të pakënaqësive për taksën. Beogradi vazhdon të insistojë në heqje të kësaj mase. Në anën tjetër, qeveria në detyrë në krye me Ramush Haradinaj e ka bërë të qartë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Derisa nuk dihen veprimet që do t’i marrin karshi taksës qeveria në ardhje, partitë që janë duke tentuar që të merren vesh për koalicion, LV e LDK-ja ka muaj që nuk po arrijnë që të dakordohen mes vete.

Pak ditë pas gjashtë tetorit, për të ju përcjellë nevojën sa më të shpejtë për formim të dialogut, ka qëndruar në Prishtinë vetë ambasadori Grenell. Pas takimit me të gjithë liderët në vend, përveç marrëveshjes me Serbinë, ai ju ka kërkuar që të krijojnë sa më shpejtë institucionet e reja.

Vizita e Grenell menjëherë pas zgjedhjeve të reja nuk ishte e vetmja në vend ku u bë thirrje për nguti në krijim të qeverisë së re. Pavarësisht thirrjeve të shumta një gjë e tillë nuk ju bëri presion dy partive që po bëjnë negociata.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Për derisa Kosova po funksionon që gjysmë viti me qeveri në detyrë, Grenell punën për zhbllokimin e dialogut po e vazhdon me presidentin Hashim Thaçi.

Gazeta Express ka raportuar se me datë 30 janar në Berlin është mbajtur jashtë syrit të mediave një takimi në mes të Grenell dhe Thaçit.

Ambasadori i ka përsëritur presidentit të Kosovës thirrjet për zhbllokim sa më të shpejtë të fazës së fundit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe krijimin e qeverisë së re.

Grenell e kishte planifikuar edhe një vizitë tjetër në Kosovë pas takimit me Thaçin, mirëpo, e kishte anuluar atë.

Ambasadori amerikan në Berlin nuk vizitoi Kosovën pasi që siç thanë nga zyra e tij, palët nuk kishin qenë të gatshme.

“Në përgjigje të pyetjes tuaj, unë mund t’iu them se ne e kemi anuluar udhëtimin e fundit sepse jo të gjitha palët ishin të gatshme, fatkeqësisht”, ka thënë për Gazetën Express, zëdhënësi i Përfaqësuesit Special, Dick Custin.

Pasi që procesi drejt formimit të qeverisë së re nuk dihet se kur do të marrë epilog, ai i zhbllokimit të dialogut Kosovë – Serbi sot i ka dhënë shkëndijat e para.

Grenell sot i dha rezultatet e para në bisedime duke bindur Kosovën dhe Serbinë për hapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beogradë, që nuk kishte qenë funksionale që prej vitit 1999.

Lajmi u bë i ditur sot në Berlin, ku po qëndrojnë zyrtarë të lartë të administratës amerikane në Konferencën për Libinë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien.

Zyratët në Kosovë e kanë parë si arritje të madhe këtë lajm, ndërsa, në Serbi u bë e ditur se kjo mund të jetësohet vetëm atëherë kur qeveria kosovare të heq dorë nga taksa 100 për qind.

Share5TweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
136
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
195
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
74
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
39
Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
Lajme

Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video

March 17, 2026
24
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Alarm për Kosovën: Tramp po planifikon ti tërheq ushtarët nga Kosova – Dokumenti

March 12, 2026
1.1k
Next Post
PDK e sulmon Kurtin

PDK e sulmon Kurtin

Më të fundit

  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
  • Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro
  • Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi